Me fillimin e seancës të Komisionit për Çështje Kushtetuese ku u debatua për draft-amendamentet filloi edhe faza e dytë e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.
Seanca e Komisionit kuvendar filloi dje me fjalimin e kryeministrit Zoran Zaev, i cili i sqaroi katër draft-amendamentet, ndërsa vazhdimi i kësaj seance është caktuar sot në ora 11:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para anëtarëve të Komisionit, kryeministri theksoi se draft-amendamentet e propozuara përputhen me të drejtën ndërkombëtare dhe standardeve ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe në pajtim me interesat e Republikës së Maqedonisë dhe perspektivat e saja në integrimet euro-atlantike. Ai vlerësoi se draft-amendamentet duhet mbështetur nga të gjithë deputetët e Kuvendit.
“Deputetët, me mbështetje të nismës, do të dëshmojnë se janë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, tha kryeministri Zaev para Komisionit për Çështje Kushtetuese.
Për opozitën maqedonase ndryshimet kushtetuese sillen pa konsesus, ndërsa deputetët nuk kanë mandat të debatojnë rreth ndryshimeve në Kushtetutë sepse referendumi, sipas tyre ka qenë i pasuksesshëm. E vetmja rrugëdalje nga kjo situatë, sipas OBRM-PDUKMs-ë, është të shkohet në zgjedhje. Një pjesë e tyre thonë se nuk duhet të ndryshohet emri i shtetit në Preambulën e Kushtetutës, ndërsa Ilija Dimovski propozoi plotësimin e draft-amendamenteve ku do të caktohet se deri kur do të vlejnë. Nga OBRM-PDUKM gjithashtu kërkuan që kjo seancë e komisionit të transmetohet drejtpërdrejt.
Shumica kuvendare me qëndrim se zgjidhja e emrit është e mirë dhe se shtesa “veriore” nuk e kërcënon identitetin maqedonas. Marrëveshjen e Prespës e shohin si mundësi që shteti të përafrohet dhe të bëhet pjesë e aleatëve më të fuqishëm.
Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa e shohin hapjen e kushtetutës si mundësi e mirë të bisedohet për barabarësinë e gjuhës shqipe me gjuhën maqedonase, gjegjësisht gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në gjithë territorin e shtetit me çka do të mbylleshin të gjithë çështjet e hapura.
Seanca e Komisionit për Çështje Kushtetuese mund të zgjasë 12 ditë, ndërsa seanca plenare tashmë është caktuar për 1 dhjetor. Draft-amendamentet miratohen me shumicë të thjeshtë apo me 61 vota. Pas kësaj, Qeveria i përgatit draft-amendamentet dhe përsëri i dorëzon deri te Kuvendi ku duhet t’i votojë me shumicën prej dy të tretave apo me 80 vota. Për e Preambulës në Kushtetutë, përveç shumicës dy të tretave, është e nevojshme edhe shumica e Bandenterit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit