LAJMI I FUNDIT:

Qeveria dhe Gjermania inagurojnë investimin e përbashkët

Qeveria dhe Gjermania inagurojnë investimin e përbashkët

Ndërtimi i nënstacionit Peja 3 dhe investimet ne rehabilitimin e infrstrktures të transmisionit është financim i përbashkët i Bashkëpunimit Zhvillimor Gjerman përmes KfW Entwicklungsbank dhe Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës. Pakoja e investimeve kap shumën 24.5 milion euro, prej të cilës 13.5 milion euro është grant nga Qeveria Federale Gjermane, dhe pjesa e mbetur prej 11 milion është kontribut i Bugxhetit të Konsoliduar të Kosovës.

Nenstacioni u inagurua nga Kryeministri Thaçi dhe Ambasadori Steinbach. Financimi i nënstacionit Peja 3 është një pjesë e pakos investive me të cilën
Qeveria Gjermane investon për sigurimin e e prodhimit afatë gjatë të linjitit dhe stabilizimin e rrjetës së transmisionit.

Kështu që, përveq ndërtimit të nënsatcionit Peja 3, pakoja përfshin
poashtu rehabilitimin e eskavatorit të madh të mihjeve (8 milion euro).

Investimet do ti eliminojnë fytet e ngushta në sistemin e transmisionit dhe kështu do të stabilizohet sistemi i transmisionit në pjesën perendimore të Kosovës. Këto aktivitete të projektit poashtu mundësojnë zvogëlimin e konsiderueshëm të humbjeve teknike, dhe do të na mundësojnë në përmisimin e performances financiare të operatorit të sistemit KOSTT. /telegrafi/