LAJMI I FUNDIT:

Qeveria dërgon për miratim në Kuvend emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Qeveria dërgon për miratim në Kuvend emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot të Qeverisë së Kosovës janë marrë dy vendime të rëndësishme në fushën e arsimit.

Nagavci në një konferencë për media, deklaroi se kanë arritur marrëveshje me Qeverinë e Luksemburgut, ku kjo e fundit do të mbështet arsimimin profesional në Kosovë, me 8 milionë e gjysmë euro, transmeton Telegrafi.

“U miratua shqyrtimi i nismës për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Luksemburgut, në trajnimin profesional në Kosovë. Marrëveshje që na mundëson avancimin profesional në Kosovë, bëhet fjalë për një marrëveshje në të cilën qeveria e Luksemburgut mbështet arsimin profesional në Kosovë, me një vlerë prej 8 milionë e gjysmë euro. Kurse nga buxheti ynë investohen 300 mijë euro”, deklaroi ajo.


Ministrja po ashtu tha se kjo marrëveshje ka për synim arsimin profesional në Kosovë, me pajisje e gjëra tjera.

Gjithashtu, ministrja tha se kanë dërguar për miratim në Kuvend, emrat e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

“U miratua vendimi për dërgimin në ratifikim në Kuvend të shtatë anëtarëve të Këshillit shtetëror të cilësisë, i cili është edhe bordi i Agjencisë Kosovë për akreditimin”, theksoi ajo.

Nagavci pohoi se pret që të miratohen në Kuvend anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Katër të emëruarit vendorë janë: Hasnija Ilazi, Gëzim Tosuni, Seb Bytyçi dhe Krenare Pireva-Nuçi. Ndërkaq, tre anëtarët ndërkombëtarë, Alison Felce, Cassie L. Bernhardt dhe Werner J. Stueber janë emëruar në konsultim me partnerët ndërkombëtarë respektivisht me ndihmën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Austriake përkatësisht Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).

Biografi e shkurtër e të emëruarve:

Hasnija Ilazi – Është doktore e Shkencave filozofike dhe vjen nga fusha “Edukimi, shkencat humane dhe artet”.

Gëzim Tosuni – Është doktor i Filozofisë dhe vjen nga fusha “Shkencat shoqërore, biznesi dhe drejtësia.

Krenare Pireva-Nuçi – Është doktore e Filozofisë në shkenca kompjuterike dhe vjen nga fusha “Shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika dhe inxhinieria”.

Seb Bytyçi – Është doktor i shkencave në menaxhment dhe vjen nga fusha “Shkencat shoqërore, biznesi dhe drejtësia”.

Alison Felce – Është doktor i shkencave, me përvojë më shumë se 20 vjeçare në institucionet e arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë në Mbretërinë Bashkuar. Aktualisht është i angazhuar në Agjencinë për sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit të lartë në Mbretërinë Bashkuar.

Cassie L. Bernhardt – Është doktor shkence në edukimin e lartë, sjelljet organizative dhe menaxhment. Është profesor i asociuar në Universitetin e IOWA-s.

Werner J. Stueber: Është doktor shkence me fokus studimi në Pedagogji, sociologji dhe shkenca. Është ligjërues dhe profesor në një numër të madh të universitetesh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori