U.d, në Ministrinë e Brendshme, Xhelal Sfeçla, ka reaguar pas lajmit se dy komunat në veri të vendit, aplikojnë masat e Serbisë ndaj Coronavirusit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Sfeçla ka thënë se masat e karantinimit të Komunës veriore dhe Zveçanit ka ardhur për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.
Ai ka thënë se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në bashkërendim me të gjitha Institucionet ka ndërmarrë vendimet dhe masat e duhura gjithnjë.
“Komuna veriore e Mitrovicës dhe komuna e Zveçanit janë vendosur në karantinë për shkak të 16 rasteve të testuara pozitivisht me Covid-19. Sipas vlerësimeve dhe kërkesave të ekspertëve shëndetësorë, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në bashkërendim me të gjitha Institucionet ka ndërmarrë vendimet dhe masat e duhura gjithnjë”, ka deklaruar ai.
Më tej ka bërë të ditur se Vitia është në kontakt dhe komunikim të vazhdueshëm me dy kryetarët e këtyre dy komunave dhe autoritetet përgjegjëse.
“Unë, si ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, jemi në koordinim të plotë me Ministrin Vitia. Po ashtu bashkëpunimi me KFOR-in është permanent dhe tejet i mirë. Të gjitha institucionet përgjegjëse po përcjellin situatën pandërprerë në mënyrë që reagimi i tyre të jetë konform gjendjes. Po bëjmë gjithçka tërë kohën për të parandaluar përhapjen e Coronavirusit, i cili nuk njeh kombësi, fe, rajon apo moshë. Jemi të përkushtuar që t’ju shërbejmë të gjithë qytetarëve pa kurrfarë dallimi”, ka theksuar Sfeçla.
Ai ka bërë apel mos të dezinformohet me informata të pa verifikuara por të kontribuohet në daljen nga situata e krijuar.
Shteti ynë ndodhet para sfidës me të cilën shumë vende në mbarë globin po ballafaqohen. Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve ndodhet mbi të gjitha. Që ne të jemi sa më të suksesshëm në këtë qëllim ne ftojmë të gjithë të kontribuojmë në tejkalimin e kësaj situate duke përsëritur apelet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik e jo duke shpërndarë dezinformata apo informata të pa verifikuara. Vazhdojmë, me kujdes, pa panik”, ka shkruar Sfeçla./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa