LAJMI I FUNDIT:

Qentë surfues

Qentë surfues

Në plazhin e Kalifornisë, Huntington është mbajtur gara e përvitshme e qenve në “Surf City Surf Dog”. Pronarët u përpoqën t’i bindin kafshët e tyre shtëpiake të dëshmojnë shkathtësitë e tyre në dërrasën e “surfit”.

Edhe pse vetë qenve kurrë nuk do t’i kishte rënë në mend që të surfojnë në valët e detit me dërrasë, njerëzit “plot imagjinatë” gjithmonë kujtojnë mënyra të ndryshme për t’i shndërruar kafshët e tyre shtëpiake në lodra.

Me jelekët e shpëtimit me vete, qentë nuk dukeshin aq të lumtur sa pronarët e tyre derisa i vendosnin në dërrasa dhe i shtynin drejtë ujit. Ata dukeshin të tmerruar nga frika, por pronarët pohonin se qentë adhurojnë surfin, shkruan “Daily Mail”.

Gara e qenve në këtë sport uji ishte vetëm një pjesë e programit në plazhin Huntigton gjatë vikendit. Të premten qentë u detyruan t’i imitojnë manekinet në revynë se cili qen ka kostumin më të mirë, ndërsa organizatorët në tërë këtë ngjarje grumbulluan fonde për qëllime humanitare. /Telegrafi/