Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se i ka ndjekur hap pas hapi dhe me shumë vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri.
Vetëvendosje në njoftimin e bërë ka thënë se kriza institucionale dhe politike në Republikën e Shqipërisë, skandalet dhe manipulimit të zgjedhjeve që kanë dalë në publik, dhe mungesa e alternativave të qarta programatike politike, tregojnë se pavarësisht delegjitimimit moral, në Shqipëri e vjetra ende s’ka rënë ndërsa e reja ende s’është ngritur, ndonëse ajo është tashmë në mendjet dhe zemrat e njerëzve, transmeton Telegrafi.
Tutje në njoftimin e kësaj partie thuhet se, zgjidhja e krizës shqiptare nuk ka për të ardhur përmes 30 qershorit, mbahen ose jo zgjedhje në atë ditë.
Sipas VV-së, zgjidhja nuk ka për të qenë e shpejtë dhe as afatshkurtër, dhe se kush kërkon zgjidhje të shpejta do të përfundojë në projekte të vjetra, që riciklojnë të vjetrën.
Njoftimi zyrtar i Vetëvendosjes:
“E vjetra ende s’ka rënë, e reja ende s’është ngritur
Gjatë protestave studentore partitë kryesore politike në Shqipëri morën goditje të forta që ua tronditën legjitimitetin. Ato protesta u dhanë shqiptarëve, pas gati tri dekadave, përfytyrimin mbi të renë, dhe besimin se ajo është e mundshme. Kriza aktuale institucionale dhe politike në Republikën e Shqipërisë, skandalet e manipulimit të zgjedhjeve që kanë dalë në publik, dhe mungesa e alternativave të qarta programatike politike, tregojnë se pavarësisht delegjitimimit moral, në Shqipëri e vjetra ende s’ka rënë ndërsa e reja ende s’është ngritur, ndonëse ajo është tashmë në mendjet dhe zemrat e njerëzve.
Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka ndjekur hap pas hapi, me shumë vëmendje dhe shqetësim, të gjitha zhvillimet politike në Shqipëri. Politika në Shqipëri nuk është në krizë procedurale. Ajo që ndihet menjëherë është zbrazja e politikës dhe e institucioneve nga morali dhe idetë, dhe pamundësia e aktorëve të vjetër politikë për të frymëzuar dhe nxitur imagjinatën mbi ndryshimet e domosdoshme dhe rrënjësore të sistemit. Aktorët kryesorë politikë në Shqipëri, deri te drejtuesit e pushtetit lokal janë sot të pasigurt në pozicionet e tyre, për shkak të delegjitimit të përgjithshëm që i ka ndodhur sistemit dhe vetë partive dhe institucioneve që përfaqësojnë. Kjo pasiguri e tyre është pasiguri për të mbajtur ose për të marrë pushtetin, dhe po i bënë ata të përjetojnë vetëm një pjesë të vogël të krizës së vërtetë ekonomike e sociale dhe të krizës së përfaqësimit politik në të cilën janë zhytur shumica e shqiptarëve që jetojnë në pasiguri prej vitesh.
Shqiptarët kanë sot shumë arsye për të protestuar. Demokracia nuk zhvillohet vetëm brenda institucioneve, e aq më pak në institucionet e një shteti të kapur. Kur shteti kapet demokracia pashmangshëm derdhet në rrugë përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në protesta, si e drejtë e patjetërsueshme e tyre. Përfshirja e shqiptarëve në protestat masive është shenjë e vitalitetit të madh të kombit tonë, dhe shenjë e refuzimit për t’u nënshtruar. Megjithatë, është e domosdoshme që shqiptarët të përmbahen me gjakftohtësi nga përfshirja në organizime që mund të provokojnë situata të padëshiruara, dhe që nuk synojnë të sjellin të renë më shumë sesa të bëjnë riciklimin e së vjetrës. Situata është shumë e rëndë, por zgjidhjet e ofruara deri më sot nga lart nuk janë në fakt në lartësinë e situatës.
Nga funksionimi privat në ekzekutiv te cirku publik në legjislativ, nga demokracia e zyrave dhe kancelarive te administrata shtetërore e partizuar, nga mjerimi i papunësisë te punësimi i mjerë, nga shitblerja a vjedhja e votave te manipulimi industrial elektoral, nga privatizimi i pasurive kombëtare te tretja demografike e popullsisë, të gjitha këto përbëjnë gjerësinë e krizës dhe shënojnë thellësinë e saj.
Zgjidhja e krizës së madhe shqiptare nuk ka për të ardhur përmes 30 qershorit, mbahen ose jo zgjedhje në atë ditë. Zgjidhja nuk ka për të qenë e shpejtë dhe as afatshkurtër. Kush kërkon zgjidhje të shpejta do të përfundojë në projekte të vjetra, që riciklojnë të vjetrën. E reja vjen vetëm me shumë punë e angazhim, me gatishmëri për kontribut e me shumë sakrifica. Ajo ende s’është ngritur, por ajo është sot e kërkuar si kurrë më parë prej shqiptarëve. Prandaj, ajo ka për t’u ngritur prej vetë shqiptarëve”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare