LAJMI I FUNDIT:

Puyol dëshiron Kupën e Konfederatave

Puyol dëshiron Kupën e Konfederatave

Pas një sezoni fantastik me Barcelonën, mbrojtësi i çeliktë Carles Puyol dëshiron t’i japë fund këtij sezoni edhe me një sukses tjetër, duke triumfuar në Kupën e Konfederatave me kombëtaren e Spanjës.

Kapiteni i Barcelonës ishte një prej figurave qendrore të blaugranëve në rrugën drejt tre trofeve të fituara, por tash shpreson të arrijë sukses edhe me kombëtaren spanjolle.

“Të jem i sinqertë, ndjehem shumë mirë. Pasi fitoni te trofe, ndjeheni shkëlqyeshëm dhe gjithçka bëhet më e lehtë”, ka thënë Puyol.

“Megjithatë, të gjithë këtu kemi të njëjtën dëshirë dhe motiv për ta fituar Kupën e Konfederatave. Është një ngjarje për të cilën kemi ardhur ta fitojmë. Sigurisht Kupa e Evropës dhe ajo Botërore janë më të rëndësishme, por jemi të ngazëllyer që jemi në gjysmëfinale”, ka shtuar spanjolli.


“Jemi shumë të motivuar të arrijmë në finale, pasi për shembull, unë kurrë nuk kam luajtur kundër Brazilit. Ata janë kombëtarja më e mirë në botë dhe kanë lojtarë fantastik dhe do të ishte e shkëlqyeshme të shtyhemi me ta gjatë një ndeshje”, ka shtuar Puyol.