LAJMI I FUNDIT:

Putini ka dështuar ta shantazhojë Evropën me energjinë elektrike

Putini ka dështuar ta shantazhojë Evropën me energjinë elektrike

Kanë dështuar përpjekjet e presidentit rus, Vladimir Putin për të shantazhuar kontinentin evropian duke përdorur burimet energjetike.

Megjithatë, viti i ardhshëm do të jetë sfidues, ka thënë komisionerja evropiane për energjinë, Kadri Simson, raporton skynews.

“Një vit më pas, mund të themi se përpjekja e Putinit për të shantazhuar Evropën duke përdorur energjinë ka dështuar dhe më e rëndësishmja – për një afat të gjatë ne kemi investuar masivisht në burimet e rinovueshme”, tha Simson.


Duke folur në një takim të ministrave të energjisë të BE-së në Maltë, Simson tha se rajoni i Mesdheut kishte luajtur një rol kyç me ndihmën që ka dhënë për Bashkimin Evropian duke iu përgjigjur një viti të jashtëzakonshëm të krizës energjetike dhe vështirësive të krijuara nga pushtimi rus.

BE-ja nisi planin REPowerEU në muajin maj të vitit 2022 duke iu përgjigjur një krize energjetike të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë, ku synim ishte prodhimi i energjisë së pastër dhe të diversifikojë furnizimet me energji.

Ndryshe, Rusia gjatë pushtimit të shtetit ukrainas ka dëmtuar rëndë edhe infrastrukturën energjetike të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori