LAJMI I FUNDIT:

Putini është Hitleri i ditëve të sotme – thotë ish-presidenti i Ukrainës, Poroshenko

Putini është Hitleri i ditëve të sotme – thotë ish-presidenti i Ukrainës, Poroshenko

Ish-presidenti i Ukrainës dhe ligjvënësi aktual Petro Poroshenko ka thënë se “sot është një ditë tragjike”, por se Ukraina do të mbizotërojë.

Ai po fliste jashtë parlamentit derisa deputetët mbanin bisedime për krizën në Kiev.

Poroshenko, i cili ishte në detyrë nga viti 2014-19, e krahasoi gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin me një Hitler të ditëve të sotme.


Situata në parlamentin e Ukrainës është e tensionuar dhe ka shumë njerëz të armatosur brenda, thotë një gazetar ukrainas në ndërtesë për BBC.

Zyrtarë të shumtë perëndimorë kanë dënuar bombardimet ruse që kanë nisur përreth Ukrainës në orët e para të së enjtes.

Deri më tani shtatë persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e këtyre bombardimeve. /Telegrafi/