LAJMI I FUNDIT:

Shtatë persona të vdekur në Ukrainë nga bombardimet ruse

Shtatë persona të vdekur në Ukrainë nga bombardimet ruse

Shtatë persona thuhet se kanë vdekur si rrjedhojë e bombardimeve nga forcat ruse, thotë policia ukrainase.

Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa-s vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë.


Nëntëmbëdhjetë persona janë gjithashtu të zhdukur.

Një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit, shtuan ata.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e saj i janë kundërpërgjigjur trupave ruse – duke i shkaktuar humbje të mëdha.

Putini shpall 'operacion ushtarak' në Donbas – Kievi thotë se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës
Lexo po ashtu Putini shpall 'operacion ushtarak' në Donbas – Kievi thotë se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës

“Forcat nacionale të mbrojtjes, po përdorin të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Situata është nën kontroll, trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes.

Në anën tjetër, presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se ai ka biseduar të mërkurën vonë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një telefonate.

“Unë e dënova këtë sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse. E informova atë për hapat që po ndërmarrim për të mbledhur dënimin ndërkombëtar, duke përfshirë sonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Biden në një deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori