Prodhim masiv në Gjermani - dronët e rinj për ukrainasit do të arrijnë deri në 1500 km

Gjermania nis prodhimin e 5000 dronëve me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën.
Një sipërmarrje e përbashkët mes kompanisë gjermano-amerikane Auterion dhe kompanisë ukrainase Airlogix ka nisur tashmë prodhimin në seri të dronëve sulmues.
Porosia e qeverisë gjermane vlerësohet në rreth 300 milionë euro dhe pritet të përfundojë deri në mesin e vitit 2027.
Prodhimi po zgjerohet pranë Mynihut dhe në pjesën lindore të Gjermanisë.
Një nga modelet e reja do të jetë në gjendje të godasë objektiva në distanca deri në 1500 kilometra, ndërsa sistemet e pajisura me inteligjencë artificiale janë projektuar për t’i ndihmuar dronët të përballojnë luftën elektronike ruse.
Ndryshe, kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky diskutuan për një paketë të re mbrojtëse gjatë takimit të tyre në muajin prill. /Telegrafi/






































