Nga: Hamish de Bretton-Gordon, ish-oficer britanik / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Teksa Evropa po zgjohet për të kuptuar qartazi se një Shtëpi e Bardhë izolacioniste nën Donald Trumpin nuk është më makth i pabesueshëm, por realiteti më i mundshëm që do të ndodhë në nëntor, narrativa se Rusia tani ka përparësi në luftën e saj të egër – atë të cilën, për të mos harruar, synonte ta mbaronte për vetëm tre ditë – është bërë gjithnjë e më e zakonshme.
Shikojeni “ngërçin” në fushën e betejës, dështimin e kundërofensivës ukrainase të vitit të kaluar, zbehjen e mbështetjes perëndimore dhe Moskën duke e çuar me sukses ekonominë e vet në bazën luftarake, dhe është e lehtë të besohet se Rusia i ka të gjitha mundësitë. Por, kjo nuk është kështu, siç na ndihmoi për të kuptuar storja e raportuar këtë javë nga The Telegraph.
Presidenti Vladimir Putin është detyruar të forcojë sigurinë rreth pallatit të vet në veri të Moskës, për t’u mbrojtur kundër sulmeve të thella të dronëve të Ukrainës. Imazhet satelitore zbulojnë se të paktën shtatë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, janë vendosur afër perimetrit të hapësirës së madhe pyjore që shtrihet në brigjet e Liqenit Valdaj.
A ngjan kjo me një vend i cili është gati për të shënuar fitoren vendimtare? Qëkur dronët dhe raketat e Kievit kanë mundur të godasin objektivat të cilat janë thellë në territorin rus, ato i kanë shkatërruar bazat ajrore, depot e naftës, nyjat e komandës dhe – më së shumti – flotën e Detit të Zi. E gjithë kjo e ka detyruar komandën ushtarake të Moskës – nëse citojmë këtu Institutin për Studimin e Luftës në Uashington – “t’ia japë përparësinë aseteve të kufizuara të mbrojtjes ajrore, për të mbuluar ato që i konsideron si objektiva të vlerës së lartë”.
Kjo flet shumë për Rusinë moderne ku vilat luksoze – të cilat janë qindra kilometra larg nga fusha e betejës – konsiderohen si “vlerë e lartë”, si në aspektin e asaj se çfarë Kremlini dëshiron të mbrojë dhe se ku Kievi tani mund të qëllojë me sukses. Burimet e sigurisë të Ukrainës, që në janar kanë thënë se me një dron fluturuan pikërisht mbi pallatin e Putinit, gjatë rrugëtimit për të sulmuar një terminal nafte pranë Shën Petersburgut, kështu që e dimë se kjo mund të bëhet.
Element kryesor i suksesit të Ukrainës me dronët kanë qenë fuqitë perëndimore të cilat hoqën kufizimet sa i përket mbështetjes dhe lejeve. Kemi ndihmuar në zhvillimin e dronëve dhe së fundmi ia kemi dhënë sinjalin Kievit se jemi të gatshëm që ta lejojmë të përdor teknologjinë tonë për të goditur objektivat specifike brenda Rusisë. Teksa ne në Perëndim bëhemi gjithnjë e më pesimistë, Moska ashiqare mendon se Kievi mbetet kërcënim, duke e detyruar veten të shtrijë mbrojtjen larg vijës së frontit.
Për të njëjtën arsye dështoi ofensiva e fundit e Kremlinit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, në Harkiv: ushtria e Putinit u detyrua të ndalojë për shkak të sulmeve shkatërrimtare me dronë dhe me raketa.
Pra, paramendoni sikur ne në Perëndim të ishim më të guximshëm, duke hequr kufizimet dhe duke e lejuar Kievin në përdorimin e raketave tona me rreze të gjatë – jo vetëm dronët – për të goditur depot e armëve dhe objektivat kritike shumë më thellë në territorin rus. Ndoshta kjo do të kishte dobi shtesë për zgjimin e qytetarëve rusë për të njohur realitetin se çfarë do të thotë të vazhdosh luftën që i ka kushtuar vendit me më shumë se 350 mijë viktima.
Ministria e Mbrojtjes të premten e kaluar deklaroi se forcat ruse kishin humbur 70 mijë burra në vetëm dy muajt e fundit, me një normë me më shumë se një mijë viktima në ditë. Kjo ka gjasa të rritet gjatë kësaj vere, veçanërisht nëse mjetet e mbrojtjes ajrore të ushtrisë, Putini i përdor për të siguruar pronën që ka.
Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit për “qëndrueshmërinë” e supozuar të ushtrisë ruse – ato nivele të viktimave nuk janë të qëndrueshme për një kohë të pacaktuar. Moska është e gatshme të përballojë goditjen e tillë vetëm sepse Putini mendon se i duhet të mbijetojë deri në nëntor dhe se më pas Trumpi do t’ia japë atij atë që ai dëshiron: të paktën 18 për qind të territorit ukrainas.
Por, nëse ne në Evropë mund të vazhdojmë të mbështesim Kievin, pavarësisht nga qëndrimi i ShBA-së – një pyetje e madhe e cila kërkon qasje shumë më aktive – atëherë në fillim të vitit të ardhshëm Moska duhet të fillojë të shqyrtojë një gjë për të cilën ka bërë gjithçka për ta shmangur: regjistrimin e burrave të Moskës dhe të Shën Petersburgut, të cilët Putini është përpjekur t’i mbrojë nga lufta për të mos nxitur trazirat në vend.
Në thelb, Rusia është shumë më e cenueshme sesa duket. Kievi e ka përshtatur strategjinë e vet me sukses, duke i marrë parasysh burimet e kufizuara. Ajo që ne do të bëjmë në katër muajt e ardhshëm, për breza të tërë mund të formësojë sigurinë e Evropës, ndërsa liderët perëndimorë të cilët dje u takuan në Mbretërinë e Bashkuar duhet të mos e kufizojnë Ukrainën, në mënyrë që kështu ajo të fitojë avantazhin vendimtar. Sepse, kjo luftë ende nuk ka mbaruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri