Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Stresi është reagimi i trupit ndaj çdo ndryshimi që kërkon përshtatje. Trupi u përgjigjet këtyre ndryshimeve nëpërmjet reagimeve fizike, mendore dhe emocionale
Gjatë gjithë jetës, ne vazhdimisht jemi të ekspozuar ndaj situatave të ndryshme stresuese, ndaj mund të themi se stresi është pjesë e përditshmërisë sonë. Nuk duhet të jetë gjithmonë i keq, mund të jetë edhe pozitiv edhe negativ.
Ka ngjarje dhe situata të ndryshme që mund të shkaktojnë stres te të gjithë njerëzit, disa prej të cilave janë:
▪ Ndryshimet e mëdha të jetës: lëvizja, divorci, vdekja e të dashurve. Problemet shëndetësore: epidemitë ose sëmundjet e rënda.
▪ Presionet sociale dhe ekonomike: problemet financiare, problemet me partnerin ose miqtë.
▪ Stresi profesional: puna e lodhshme, mbingarkesa, pritshmëritë jorealiste, avancimi në punë.
▪ Fatkeqësitë natyrore dhe luftërat: situata që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin.
Këto situata mund të shkaktojnë stres dhe mënyra se si i përjetojmë ato varet nga rrethanat tona personale dhe aftësia për t’i përballuar ato, transmeton Telegrafi.
Stresi i vazhdueshëm prish ekuilibrin psikofizik
Ekspozimi i zgjatur i trupit ndaj stresit mund të çojë në prishje serioze të ekuilibrit psikofizik.
Ndryshime të tilla mund të shkaktojnë ulje të imunitetit, djersitje të shtuar, rrahje zemre, dhimbje gjoksi dhe stomaku, probleme me gjumin, si dhe shfaqjen e depresionit, ankthit, probleme me përqendrimin, ndjenjën e pasigurisë, zemërimin, ushqimin e tepërt, abuzimin me alkoolin, drogën apo cigaren.
Si ndikon stresi në nivelet e sheqerit në gjak?
Është vërtetuar se stresi stimulon lirimin e hormoneve të ndryshme, të cilat mund të çojnë në nivele të larta të glukozës në gjak.
Kur jemi të stresuar, trupi çliron adrenalinë dhe kortizol, hormone që ndihmojnë trupin të përballojë faktorët stresues. Stresi fizik dhe mendor, qoftë akut apo kronik, mund të rrisë nivelin e glukozës në gjak dhe me kalimin e kohës të çojë në zhvillimin e diabetit. Tek personat që tashmë kanë diabet, stresi ndikon negativisht në kontrollin e sheqerit në gjak, përkeqëson simptomat dhe rrit rrezikun e komplikimeve.
Si mund ta mbrojmë veten?
Ne nuk mund ta eliminojmë plotësisht stresin, por nëse identifikojmë shkaktarët e stresit dhe zbatojmë disa teknika të reduktimit të stresit, sigurisht që do të kemi kontroll më të mirë mbi shëndetin tonë dhe vlera më të mira glikemie.
Është e rëndësishme të shmangni burimet e njohura të stresit, ose situatat që do të çojnë në stres, ose të gjeni një mënyrë për t’i toleruar më mirë ato.
Koha e kaluar në natyrë me aktivitet fizik ul stresin dhe stabilizon nivelet e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, këto teknika mund të ndihmojnë gjithashtu me stresin e shëndetshëm dhe kontrollin e sheqerit në gjak:
▪ shoqërimi me njerëz të afërt
▪ joga
▪ meditimi
▪ ushtrimet e frymëmarrjes
▪ dushi me ujë të ftohtë
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Man City po mendon projektin e ri pa Guardiolan - ka gjetur zëvendësuesin 'perfekt' të spanjollit

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield