Aktivistët rusë të opozitës thanë se u sulmuan sot nga një person i panjohur i cili hodhi një shishe “kimike” në zyrat e tyre në Siberi dhe dy persona u pranuan në spital për trajtim.
Olga Guseva, një aktiviste e Fondacionit Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny, tha se sulmi ndodhi në mjediset e koalicionit Novosibirsk 2020 në qytetin siberian me të njëjtin emër.
Kjo parti politike po bën fushatë kundër partisë në pushtet të Vladimir Putin dhe komunistëve në zgjedhjet lokale të 13 shtatorit.
“Selia e koalicionit Novosibirsk 2020 sapo është sulmuar: një person i panjohur hyri në zyrë dhe theu një shishe me një kimikat të panjohur. Një takim i ndjekur nga rreth pesëdhjetë njerëz po ndodhte në zyrë”, shkroi ajo në Twitter.
Gruaja tha se dhoma ishte e mbushur me “erë të padurueshme”.
Drejtori i FBK-së, Ivan Zhdanov njoftoi në Twitter se dy persona ishin pranuar në spital për ekzaminim.
Ai gjithashtu postoi pamje vëzhgimi që tregonte një burrë me xhup me kapuç me një maskë në fytyrë duke hyrë në dhomë, duke hedhur një shishe qelqi në dysheme dhe duke ikur.
Gazeta opozitare MBKh shkruan se me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia tha se kishte një dezinfektues në shishe që përdoret në mjekësinë veterinare dhe ka një “erë të pakëndshme”.
Sulmi vjen pas helmimit të udhëheqësit kryesor të opozitës ruse, Alexei Navalny, me një agjent nervor, thanë mjekët gjermanë që po e trajtonin atë në Berlin. Të hënën, ai u zgjua nga një gjendje kome në të cilën kishte qenë për tre javë.
Anëtarët e opozitës dhe kritikët e qeverisë ruse janë të ekspozuar rregullisht ndaj kërcënimeve dhe sulmeve nga pushteti i presidentit rus dhe shpesh janë viktima të vrasjes. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se “Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore”
Gjykata federale refuzon të marrë përsipër çështjen e zotit Trump në Nju Jork
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?
Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"
Kina paralajmëron studentët se 'gratë e bukura dhe djemtë e pashëm' mund t'i joshin ata të spiunojnë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë