LAJMI I FUNDIT:

Putin: Tërheqja e marrëveshjes me Iranin do ta destabilizojë rajonin

Putin: Tërheqja e marrëveshjes me Iranin do ta destabilizojë rajonin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke thënë se ky vendim mund ta “destabilizojë” Lindjen e Mesme.

Gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait, të mbajtur në Kinë, ai tha se vendet anëtare të këtij blloku – ku përfshihet Kina, Rusia, katër shtete të Azisë Qendrore që kanë qenë në Bashkimi Sovjetik, India dhe Pakistani – janë të shqetësuara mbi këtë lëvizje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar muajin e kaluar se Uashingtoni tërhiqet nga marrëveshja dhe se do të rivendosen sanksionet ekonomike ndaj Teheranit.


Putin shtoi se Kremlini do të vazhdojë të respektojë obligimet që dalin nga marrëveshja bërthamore e arritur më 2015 në mes të fuqive botërore dhe Iranit.

“Rusia bën thirrje për zbatim strikt të këtij plani. Sa na përket ne, ne do të vazhdojmë t’i zbatojmë obligimet tona”, u shpreh ai.

Marrëveshja bërthamore i mundëson Iranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.

Vendet e tjera nënshkruese të këtij pakti – Britania, Franca, Rusia dhe Kina – pas vendimit të presidentit Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja, kanë thënë se do të qëndrojnë në marrëveshje, për aq kohë sa Irani ta respektojë atë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori