LAJMI I FUNDIT:

Pushime verore me këste pa kamatë

Pushime verore me këste pa kamatë

Eurokoha dhe TEB Bank kanë nënshkruar një marrëveshje biznesi e cila do t’ju mundësojë qytetarëve Kosovarë që të paguajnë pushimet vjetore me këste pa kamatë duke e përdorur kartelën Starcard, produkt unik i bankës TEB.

Bazuar në një njoftim zyrtar të TEB Bankës, marrëveshja e nënshkruar do të futet në fuqi nga fillimi i muajit qershor.

"Marrëveshja për pagesë me këste pa kamatë nëpërmes pikave shitëse të TEB-it mund të bëhet edhe për një sërë të produkteve të Eurokohës dhe Kosova Airlines duke përfshire edhe biletat në destinacione të ndryshme botërore".

TEB Bank po ashtu ka njoftuar se, kjo marrëveshje me Eurokohën, kompaninë lidere Kosovare në Transport Ajror e Turizem, e shton numrin e pikave shitëse të TEB-it në mbi 1000 dhe e vendose bankën në një pozitë të mirë në tregun e kartelave.


“Kjo kartelë lehtëson punën e agjentëve shitës ndërsa klientëve ju ofron pushimin veror më të afërt pasi pagesa me këste mund të bëhen në formë shumë të thjeshtë”, ka deklaruar menaxheri i shitjes i Eurokoha Arianit Hoxha.

Ndërsa Liza Marku Menaxhere e shitjes në TEB, ka pohuar se kjo marrëveshje është e rëndësishme pasi tashti dhe në të ardhmen në formë shumë të thjeshtësuar kosovarët mund të paguajnë me këste, të mos ngarkohen me kamatë dhe të fitojnë bonus, gjëra të cilat janë unike vetëm për kartelën Starcard. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori