LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Ujmanit mund ta ndalin prodhimin në KEK

Punëtorët e Ujmanit mund ta ndalin prodhimin në KEK

Nëse ndalet furnizimi me ujë i blloqeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), nga liqeni i Ujmanit nga ku behet ftohja e blloqeve, atëherë rrezikohet edhe prodhimi i rrymës në Termocentralet e KEK-ut.

Zyrtarët e kësaj të fundit thonë se i kanë marr të gjitha masat rreth monitorimit, alarmimit te organeve dhe duke u bazuar ne gjendjen momentale nuk besojnë se do të vinë në një situatë ku do të detyrohet ta ndërpresin prodhimin e rrymës për shkak të mungesës së ujit.

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj ka thënë për Telegrafin se protesta e punëtoreve të Ujmanit , në baza të informatave që kemi për momentin nuk e rrezikon funksionimin e KEK-ut, pra deri sa nuk ndalet uji. Sipas tij, nëse ndalet furnizimi me ujë i blloqeve të termocentraleve të KEK-ut atëherë duhet te shikohen alterantive tjera për të mos rrezikuar prodhimin e energjisë elektrike.


“Si qe jeni ne dijeni, furnizimi i rregullt me ujë nga liqeni Ujmanit është i një rëndësie vitale për punën e Termocentralit ‘Kosova B’. Andaj, KEK është duke përcjellë në vazhdimësi me brengë raportimet mediale rreth problemeve të përfolura në atë impiant“, tha Gjukaj.

Sipas tij, si Korporatë Energjetike, për ketë situatë kanë njoftuare dhe organet e sigurisë.
“Për këtë arsye, KEK tashmë ka adresuar ketë brenge tek organet relevante, dhe jemi siguruar se furnizimi me ujë i Termocentraleve nuk është i rrezikuar. Sido që të jetë ne jemi duke e monitoruar gjendjen pa ndërprerë”, tha drejtori Arben Gjukaj.

Ndryshe, punëtorët e liqenit të Ujmanit janë në grevë që nga data 5 shkurt, ku kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës. /Telegrafi/