LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e QR Banja e Pejës nesër protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e QR Banja e Pejës nesër protestojnë para Qeverisë

Nesër nga ora 11:00 punëtorët e Qendrës Rehabilituese në Banjën e Pejës do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë.

Protesta e cila përkrahet nga Kuvendi Komunal i Istogut është organizuar në shenjë pakënaqësie rreth vendimit për privatizimin e Qendrës Rehabilituese në Banjën e Pejës.

Punëtorët e Qendrës Rehabilituese në Banjën e Pejës kanë paralajmëruar se protesta të tilla do të vazhdojnë varësisht nga vendimi që merret nga organet kompetente. /Telegrafi/