LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e kompanisë Ushqimi hyjnë në grevë

Punëtorët e kompanisë Ushqimi hyjnë në grevë

Në shenjë pakënaqësie, ndaj vendimit të menaxhmentit të KEK-ut, nën organizimin e shoqatës sindikale që vepron në kuadër të SPEK-ut, punëtorët e kompanisë Ushqimi sot kanë filluar Grevë të përgjitheshme, duke mos ofruar shërbime për punëtorët e KEK-ut.

Menaxhmenti i KEK-ut ka vendosur që punën të cilën e kanë ofruar punëtorët e kompanisë Ushqimi tani e tutje t’ia jap kompanisë Benaf.

SPEK ka kërkuar nga menaxhmenti I KEK-ut të gjejë zgjidhje në afat sa me të shkurtër kohorë, të anuloj këtë tender dhe të përcaktoj kritere të favorshme për punëtorët e KEK-ut. /Telegrafi/