LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë me grevë

Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë me grevë

Pas premtimeve për shërbyesit civilë e kategoritë e tjera, janë çuar peshë edhe punëtorët e KEK-ut. Nëse nuk iu rriten pagat 30 për qind, atëherë vendin, sipas tyre, do ta vërshojnë protestat e grevat. Por, drejtuesit e korporatës thonë se rritje të pagave nuk do të ketë.

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës nuk do ta kenë kënaqësinë që pagat e tyre këtë vit t’i marrin me rritje si shërbyesit civilë. Ata paralajmërojnë protesta e greva në rast të mosrealizimit të kërkesave të tyre. Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut do t’ia dorëzojë Bordit të kësaj korporate kërkesën e tyre për ngritje pagash për 30 për qind. Në anën tjetër, udhëheqës të kësaj ndërmarrjeje publike thonë se nuk kanë mundësi buxhetore për ngritjen e pagave, shkruan sot Express.

Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj thotë se në këtë vit kanë marrë shkurtime të mëdha buxhetore. “Shkurtimet buxhetore të parapara nga qeveria tregojnë se mundësitë janë të vogla për rritjen e pagave. Edhe nëse punëtorët çohen në protesta, nuk do të kemi mundësi të bëjmë këtë rritje për shkak të këtyre shkurtimeve”, thotë Gjukaj.

Ai tregon se paga mesatare e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike është 480 euro. Sindikata e Punëtorëve të KEK-ut javën e kaluar ka mbajtur kongresin zgjedhor dhe janë zgjedhur organet e reja legjitime, të cilat edhe kanë dalë me kërkesën për rritje pagash për 30 për qind të pagës bazë. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori