LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e gjykatave dhe prokurorisë kërkojnë rritjen e pagave për 25%

Punëtorët e  gjykatave dhe prokurorisë kërkojnë rritjen e pagave për 25%

Punëtorët e administratës në Prokurori dhe Gjykata kanë mbajtur grevë nga ora 08:30 deri në orën 10:00, me kërkesat për t’ua siguruar transportin, implementimin e kontratës kolektive dhe rritjen e pagave prej 25 për qind. Përfaqësuesit e punëtorëve thanë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, sepse janë në gjendje shumë të rënd sidomos me transport, meqë u duhet dy autobus t’i ndërrojnë për shkuar deri në vendin e punës në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Juridikaturës, Asllan Rusinovci tha se sot janë tubuar për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre që kanë me mos sigurimin e transportit pas transferimit në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali. Ai tha se punëtorët kanë shumë probleme me transportin, pasi nuk kanë me çka të shkojnë në punë.

“Këto janë kërkesat për sot, janë kërkesat tona, sigurimi i transportit, implementimi i marrëveshjes kolektive dhe rritja e pagave 25 për qind”, tha Rusinovci.


Ai thotë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme qysh para se të transferoheshin në Hajvali, por që Ministritë ia hidhnin topin njëra-tjetrës. “Jo nuk kemi pasur marrëveshje as falas, as me pare, ne kemi bërë kërkesa qysh prej muajit dhjetor sepse e kemi ditur që një ditë do të kalojmë në këtë objekt, por nuk na janë përgjigjur, kërkesat janë të vazhdueshme, por është gjuajt topi herë të një ministri herë të tjetra, jo e ka obligim Ministria e Administratës, jo Ministria e Drejtësisë. Ne jemi drejtuar disa herë në KGJK, premtime nuk ka pasur zgjidhje nuk është bërë dhe kemi ardhur deri këtu”, theksoi Rusinovci.

Në përkrahje të këtyre kërkesave kanë dal edhe punëtorët e prokurorive. Në emër të sindikatës dhe gjithë punëtorëve të Prokurorive të Kosovës, Sadri Llumnica tha se urgjentisht duhet të zgjidhet çështja e transportit.

“Kemi dalë sot me një grevë paralajmëruese për organet tona me të larta, KGJK-së dhe KPK-së. Me rastin e ardhjes në këtë objekt, neve menjëherë iu kemi drejtuar me shkresa të pandërprera gjë që asnjëherë nuk na kanë thënë se nuk do të rregullohet çështja e transportit. Mirëpo, akoma nuk ka asgjë. Neve kemi dal në këtë grevë siç thash paralajmëruese që ta dinë se jemi në gjendje të rënd. Duhet të vihet në këtë ndërtesë me dy autobusë dhe të kthehemi me dy autobusë. Pra, kemi harxhime shumë të mëdha”, tha Llumnica.

Ai është shprehur i pakënaqur edhe me objektin ku janë vendosur në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, pasi sipas tij, nuk është dashur të pranohet teknikisht ai objekt, sepse liftat nuk punojnë, uji rrjedh nga lavamanët, sistemi i ngrohjes nuk është në rregull dhe shumë defekte tjera.

Llumnica tha se edhe ata i përkrahin kërkesat për rritje pagash dhe implementimin e kontratës kolektive.

Ndërsa, Imrane Blaku, punonjëse në Gjykatën e Apelit tha se çështja e transportit i ka shtyrë ata që të dalin në këtë grevë meqë janë në hall të madh. “Sot kemi dal në grevë për shkak të transportit. Shumë punëtor i kanë dy bileta për të ardhur deri në punë edhe rrogat i kemi shumë të vogla. Që sa kohë jemi duke kërkuar 25 përqindëshin asnjëherë nuk është realizuar. Pse dikujt t’i rritet rroga e neve jo , kërkojmë edhe neve të na rritet rroga sikur kategorive tjera ashtu edhe neve”, theksoi Blaku. /Telegrafi/

/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

albafoneal
Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Vitorja
Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Creative Hub Kosovo
Kalo në kategori