LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Banjës së Kllokotit kundër privatizimit të kësaj ndërmarrje

Punëtorët e Banjës së Kllokotit kundër privatizimit të kësaj ndërmarrje

Udhëheqja dhe punëtorët e Ndërmarrjes Shoqërore “Banja e Kllokotit”, në Kllokot, kanë kërkuar zgjidhjen e statusit të kësaj ndërmarrje duke propozuat që ajo të shpallet institucion shëndetësor me rëndësi të veçantë dhe me interes të posaçëm kombëtar.

Kjo kërkesë e punëtorëve vjen pas paralajmërimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila ka përzgjedhur këtë ndërmarrje për tenderim në raundin e 41-të të privatizimit.