Ndonëse gjatë fushatës zgjedhore kishte premtime për rritje pagash për punëtorët e sektorit publik, një gjë e tillë nuk do të ndodhë nga janari i vitit të ardhshëm, thonë njohës të çështjeve ekonomike dhe zyrtarë të qeverisë në largim.
Sipas tyre, vonesat eventuale të krijimit të institucioneve të reja, për shkak të rivotimit në disa komuna, çojnë në shtyrjen e miratimit të buxhetit për vitin 2011. Andaj, edhe pagat nuk mund të pësojnë ndryshime, tha Muharrem Shahini, zëdhënës në MEF.
“Kjo ka ndodhur edhe në fillim të vitit 2008. Me Ligjin për menaxhimin e financave është e paraparë gjithçka strikt. Në muajin janar dhe në muajin shkurt, pagesat realizohen nga 1/12 e buxhetit të vitit 2010”, thotë Shahini.
Edhe Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, shprehet skeptik sa i përket rritjes së pagave për punonjësit e administratës shtetërore. Sipas tij, gjendja aktuale politike nuk i kontribuon një hapi të tillë. “Ajo që është premtuar para zgjedhjeve për rritje të pagave prej 1 janarit, në asnjë mënyrë nuk mund të realizohet, derisa të krijohet një qeveri e re dhe derisa të përcaktohen kufijtë e shpenzimeve për vitin 2011”, thotë Shatri.
Shatri parasheh një periudhë më të gjatë të Kosovës pa institucione. Nëse një gjë e tillë ndodh në të vërtetë, sipas tij, do të pasonin komplikime të mëdha sa i përket pagesave të pagave.
“Rreziku më i madh është nëse nuk arrijmë t’i themelojmë organet e vendit deri në muajin mars, sepse nuk ka kush ta përgatisë draftin e buxhetit – duhet të ketë qeveri për ta përgatitur këtë dokument dhe ta procedojë në Kuvend”, pohon Shatri.
Por, Muharrem Shahini beson se deri në muajin mars do të formohen institucionet e reja. Sipas tij, hapi i parë i tyre pritet të jetë miratimi i buxhetit, me ç’rast do të shikohen edhe mundësitë për rritje të pagave.
“Sa i përket rritjes së pagave, ne nuk themi se nuk do të ketë rritje. Rritja e pagave do të ndodhë. Tash do të formohet qeveria e re, do të shikojmë prapë buxhetin, pasi i mbetet qeverisë së ardhshme që të shikojë buxhetin dhe të gjejë fonde për mënyrën e pagesave për rritje të pagave”, thotë Shahini.
Gjatë fushatës parazgjedhore, kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka premtuar rritje pagash për 40 për qind për pjesëtarët e policisë dhe 50 për qind për mësimdhënësit. Premtime të tilla ka pasur edhe për sektorë të tjerë publikë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë