LAJMI I FUNDIT:

Punësohen në Afganistan

Punësohen në Afganistan

Ndonëse Afganistani vazhdon të jetë një prej vendeve me rrezikshmëri më të lartë në botë, ky fakt nuk i ka ndalur një grup të të rinjve kosovarë që të marrin rrugën për atje për të vetmen arsye, të sigurojnë një vend pune.

Derisa punësimi në vendet e BE-së mbetet akoma pezull për shkak të krizës globale ekonomike, Afganistani ka qenë zgjidhje e vetme, pasi Ministria e punës nuk ka arritur të ketë sukses në punësimin e të rinjve në vendet e BE-së.

Ministri Nenad Rashiq, i cili në bashkëpunim me kompaninë amerikanë ITT, kanë siguruar punësimin e këtyre të rinjve, konsideron se kontratat janë të volitshme. Për të mjafton fakti që rreth 1 mijë e 200 të rinj kanë aplikuar për këtë punësim dhe konsideron se ata do të jenë të sigurt në Afganistan.

Ndërsa këta të rinj e vetmja gjë që i bën të ndjehen të sigurt është fakti se do të jenë nën mbrojtje të ushtrisë amerikane. Ky është kontingjenti i parë prej 34 të rinjve kosovarë, që nisen për në Afganistan, ndërsa gjatë muajit pritet të udhëtojnë edhe një grup tjetër.