LAJMI I FUNDIT:

Punësimi në Gjermani shënoi rekord historik

Punësimi në Gjermani shënoi rekord historik

Në vitin 2014, niveli i punësimit në Gjermani shënoi rekord historik, duke u bërë vendi me shkallën më të lartë të punësimit në BE, bëri të ditur Zyra gjermane e Statistikave.

Sipas statistikave, norma e inflacionit në Gjermani ra në nivelin më të ulët në 5 vjet.

Rritja e shpejtë e numrit të vendeve të punës është regjistruar në sektorin e bujqësisë, peshkimit, industrisë dhe ndërtimit. Zyra e Statistikave bëri të ditur emigrantët kanë dhënë një kontribut të madh për rritjen e shkallës së punësimit ne vend.


Sipas të dhënave, rënia e normës së inflacionit i atribuohet uljes së çmimit të gazit natyror dhe naftës, si pasojë e uljes së çmimit të naftës bruto në tregun global.

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi paralajmëroi se rreziku i inflacionit të ulët në Eurozonë lë të kuptohet se Banka Qendrore duhet të përdorë masa të ashpra jokonvencionale për të kundërshtuar këtë “krizë”.

Analistët spekulojnë se blerja e obligacioneve do të jetë në mesin e opsioneve të Draghi-t. /Telegrafi/