LAJMI I FUNDIT:

Publikohet paga mesatare për muajin shtator në Maqedoni

Publikohet paga mesatare për muajin shtator në Maqedoni

Rroga neto mesatare në shtator të këtij viti paraqet 27.405 denarë dhe është për 7,7 për qind më e lartë në raport me shtatorin e vitit të kaluar, përderisa rroga e paguar bruto mesatare paraqet 40.913 denarë dhe është më e lartë për 8,2 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, rritja i referohet, para së gjithash, rrogës më të lartë të paguar mesatare neto për të punësuar në sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion për 10,6 për qind, në Industrinë përpunuese për 10,2 për qind dhe në Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 10 për qind.


Ulje të rrogës së paguar mesatare neto mujore, në raport me muajin e kaluar ka në sektorët Bujqësi, pylltari dhe peshkatari për 7,1 për qind, Art, argëtim dhe rekreacion për 6,4 për qind dhe Tregti me shumicë dhe Tregti me pakicë, përmirësim të automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 3,2 për qind.

Rritja e bruto rrogës së paguar i referohet rritjes së bruto-rrogës së paguar mujore mesatare për të punësuar në sektorët: Industri përpunuese për 10,7 për qind, Art, argëtim dhe rekreacion për 10,6 dhe Veprimtari të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale për 10,2 për qind.

Ulje të rrogës bruto të paguar mesatare mujore për të punësuar, në raport me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Art, argëtim dhe rekreacion për 6,4 për qind, Bujqësi, pylltari dhe peshkatari për 5,4 dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë, përmirësim të automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 2,9 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori