LAJMI I FUNDIT:

PTK, thirje mërgimtarve që ta përdorin Vala-n

PTK, thirje mërgimtarve që ta përdorin Vala-n

PTK fton gjithashtu edhe qytetarët e diasporës që me ardhjen e tyre në Kosovë, ta shfrytëzojnë rrjetin e operatorit publik mobil Vala-s, duke shfrytëzuar kështu shërbimet shumë të volitshme. Gjithashtu, të gjithë vizitorët e Kosovës, tash kanë mundësinë të shfrytëzojnë edhe shërbimin e GPRS Roaming, përmes të cilit ata do të mund t’i shfletojnë faqet e internetit, të konsultojnë e mail–ët, të përdorin MMS, etj, thjesht një qasje më shumë dhe lehtësim komunikimi.

“Ky është një sukses historik i PTK së, duke marrë parasysh që konsumatorët tanë Prepaid, e që janë mbi 840 mijë, tash e tutje mund të shërbehen me telefonat e Valës kudo në botë dhe do të kenë qasje në telefoni”, citohet ne komunikate, te kete deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK Sh.a. Prof. Dr. Shyqyri Haxha.

Sipas saj, me Prepaid Roaming, operatori Vala tashmë ju prezanton një ofertë tejet të volitshme, me çmime me rreth 50 përqind më të lira, një mundësi që ju përcjellë në çdo skaj të botës, dhe ju lidh automatikisht me mbi 200 operatorë mobil të vendeve që vizitoni.

Duhet rikujtuar se pranimi i SMS-vë jashtë Kosovës me shërbimin Prepaid Roaming, është pa pagesë, e që është një lehtësi shumë e madhe për konsumatorët. Konsumatorët e Valas, të cilët do të udhëtojnë jashtë vendit këtë verë, do të mund të kenë qasje në shërbimin GPRS roaming, dhe do të mund të jenë në kontakt të vazhdueshëm me botën virtuale përmes telefonave të tyre mobil, thuhet tutje aty.


Të gjithë shfrytëzuesit, do të mund të përdorin shërbimin GPRS roaming, ndërkohë që nuk do të faturohen nga operatori mobil Vala. Faturimi do të bëhet vetëm nga operatori që ata shfrytëzojnë në vendin prej nga vijnë.

Ky shërbim, është i vlefshëm për banorët e shteteve të rajonit që vijnë në Kosovë si: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia. Ndërkohë, operatori Vala në ditët në vijim, do të zgjerojë bashkëpunimin e vet edhe me operatorët e shteteve të tjera evropiane për përdorimin shërbimin GPRS roaming. /telegrafi/