Lansimi në treg i numeracionit të ri 045 si dhe ndërtimi i 45 shtëpive për raste sociale, dy ngjarje këto që ndodhën javën që lamë pas janë vlerësuar mjaft të suksesshme nga menaxhmenti i kompanisë më profitabile në vend.
Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë, ky sukses vlerësohet me faktin se pas një pune bukur të gjatë dhe negociatave të mundimshme me Monaco Telecomit, kodin e të cilët e shfrytëzon VALA, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha dhe ekipi i tij arritën që të lansojnë enumeracionin e ri 045.
Numeracioni i ri vjen edhe si rrjedhojë e arritjes në 900 mijë konsumatorë të operatorit Vala, me numeracionin 044, duke e shpenzuar atë.
“Kjo ka shtyrë menaxhmentin, që në bazë të kërkesave të konsumatorëve, të rrisim kapacitet tona edhe për 900 mijë numra të tjera, pra me një kapacitet prej 1.8 milionë konsumatorë”, ka deklaruar Haxha.
Ai tutje ka shtuar se me lansimin e numeracionit të ri 045 më baza mujore në buxhetin e PTK-së do të derdhen milion euro të tjera, që automatikisht nënkupton më shumë të hyra edhe për buxhetin e konsoliduar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në një njoftim zyrtar të PTK-së, thuhet se vetëm javën që lam pas janë shitur rreth 10.000 numra të ri me 045 çka definitivisht vërteton interesim të jashtëzakonshëm të konsumatorëve.
Në po të njëjtin njoftim thuhet se, po gjatë javës që lam pas PTK dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e 45 shtëpive për kategoritë me gjendje të rëndë sociale.
”Ky memorandum, i përkrahur me rreth gjysmë milioni euro nga PTK, u nënshkrua vetëm një ditë pas lansimit të numeracionit 045 dhe ka qenë ideja e Kryshefit Ekzekutiv që të ndërtohet 45 shtëpi si rrjedh e suksesit më rastin e lansimit të 045”.
45 shtëpi do të ndërtohen për invalidët dhe veteranët e luftës së UCK familjet e dëshmorëve, familjet në gjendje të rëndë sociale, familjet e viktimave të luftës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEmona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë