LAJMI I FUNDIT:

PTK regjistron rreth 500 mijë numra

PTK regjistron rreth 500 mijë numra

Prej fillimit të këtij viti, PTK ka regjistruar afërsisht rreth 500 mijë konsumatorë, ndërkohë që ditëve të fundit vërehet një trend në rritje i konsumatorëve për të përfunduar këtë shërbim, i cili atyre u ofrohet gratis.

Zëdhënësi i PTK-së, Menduh Abazi, tha për Telegrafi se kanë bërë një mobilizim të resurseve tona për të përballur fluksin eventual, mirëpo interesimi i madh mund të sjell pak vonesa ne regjistrim, për këtë kërkojmë falje tek klientët për ndonjë vonese.

“Sa i përket PTK-së, mbi 70 për qind të numrave ekzistues veç kanë qenë të regjistruar, mirëpo edhe ky regjistrim aktual duhet të modifikohet me të dhëna shtesë, sipas rregullores së ART-së, e cila para së gjithash është edhe një lehtësim për PTK-në, aksionarin dhe vetë shtetin e Kosovës”, thekson ai.

Sipas Abazit nëse vazhdohet me trend të njëjtë, PTK-ja synon që të përmbushim afatin ligjor të dhënë nga ART për regjistrimin e konsumatorëve me parapagim. /Telegrafi/