LAJMI I FUNDIT:

PTK paguan 7.2 milionë euro për celularin 4

PTK paguan 7.2 milionë euro për celularin 4

Bashkimi i ofertuesve përfaqësuar nga Postë- Telekomunikacioni i Kosovës sh.a, ka likuiduar në llogarinë e buxhetit të Shqipërisë pagesën prej 7.200.000 euro bashkë me pagesat të tjera si për përdorimin e frekuencave, tarifën e shërbimit për shërbimet e radiokomunikimit, brezat e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800, për të cilat ajo ka fituar të drejtën e përdorimit për 15 vjet.

Lajmi bëhet zyrtarisht i ditur nga Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve të Shqipërisë.

Sipas saj, hyrja në treg e operatorit të 4-t celular do t’i shërbejë nxitjes së konkurrencës në tregun e telefonisë së lëvizshme në vend dhe reduktimit të mëtejshëm të tarifave të telefonisë celulare.

Në tenderin e zhvilluar në muajin shkurt për shitjen e operatorit të 4-t celular morën pjesë vetëm dy kompani, "Univers PG", që ofroi 5 milionë euro dhe PTK e Kosovës, 7.2 milionë euro. Ky i fundit mori dhe miratimin e komisionit të vlerësimit të ofertave. /noa/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori