LAJMI I FUNDIT:

PTK ndanë edhe 5 milionë euro dividendë Qeverisë

PTK ndanë edhe 5 milionë euro dividendë Qeverisë

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), ka ndarë edhe 5 milionë euro dividendë për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Konform vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e dividendës, Bordi i Drejtorëve të PTK-së ka autorizuar transferimin e këtyre mjeteve për buxhetin e Republikës së Kosovës në përputhje të plotë me objektivat strategjike dhe financiare dhe natyrisht si rrjedhojë e afarizmit solid.

PTK ka një qëllim të vetëm që të përmirësojë edhe më shumë ritmet e rritjes dhe zhvillimit, në mënyrë që të ketë bilanc sa më pozitiv financiar edhe në vitin e ardhshëm, duke synuar kështu përmbushjen e objektivave të planifikuara sipas planit të biznesit dhe duke mbetur gjithnjë më afër konsumatorëve të saj me produkte dhe oferta të reja.

Në muajin tetor të këtij viti, PTK ka ndarë edhe 10 milionë euro të tjera për Qeverinë e Republikës së Kosovës.


Ndarja e dividendës prej 15 milionë euro për këtë vit, është një e arritur tjetër në planin strategjik dhe financiar të kompanisë dhe me këtë rast performanca e PTK-së dëshmohet të jetë e qëndrueshme dhe stabile.

PTK jo vetëm që është kontribuesi më i madh tatimor dhe financiar për buxhetin e vendit, por në të njëjtën kohë me investimet që janë në implementim e sipër, është në rrugën e duhur për të qenë edhe më tutje lider në një mjedis mjaft konkurrues, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë në fushën e telekomunikacionit.

Fillimi i ofrimit të shërbimeve të internetit të shpejtë në telefonat mobil dhe pajisje tjera mobile, ose siç njihet ndryshe 3G/4G, padyshim se përbën një storie suksesi për PTK-në, aq më tepër kur dihen vështirësitë dhe pengesat e ndryshme teknike dhe ligjore që prolonguan implementimin teknik të kësaj platforme.

Në kuadër të projekteve kapitale si pjesë e planit të biznesit të PTK-së, aktualisht janë më se 140 nën projekte të ndara në teknologjitë e reja 3G/4G LTE, GPON, lidhje të BTS me fije optike, avancim të infrastrukturës së proceseve të biznesit, përmirësim të infrastrukturës energjetike, përmirësim të cilësisë së shërbimit, shërbime të reja, infrastrukturë të IT-së dhe përgatitje të infrastrukturës për migrim në kodin e ri shtetëror.

Me investimet e planifikuara dhe të realizuara deri më tash, PTK do të synojë të rrisë edhe më shumë afarizmin biznesor gjatë vitit të ardhshëm për të arritur rezultate sa më të mira financiare dhe strategjike bazuar në planin e saj të biznesit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Kalo në kategori