LAJMI I FUNDIT:

PTK minimizon shpenzimet operacionale

PTK minimizon shpenzimet operacionale

Me qëllim të minimizimit të shpenzimeve operacionale të kompanisë, kryeshefi ekzekutiv i PTK sh.a., Shyqyri Haxha ka sjellë një vendim për përdorimin e automjeteve zyrtare, i cili mbështetet në Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Me këtë veprim, siç theksohet në një komunikatë të kësaj kompanie, synohet që të ulen shpenzimet enorme, e të panevojshme, të cilat janë bërë deri me tani.

Gjithashtu, vendimi pritet që të sjellë një ulje të shpenzimeve të korporatës, në vlerën vjetore prej 1 milion eurosh, në të cilën përfshihen shpenzimet si karburantet, mirëmbajtje dhe servisimi i veturave.

Kësisoj, ndalohet përdorimi i automjeteve zyrtare të PTK Sh.a., për të gjithë punonjësit e PTK sh.a., jashtë orarit të punës dhe gjatë vikendeve. Përdorimi i automjeteve zyrtare te PTK sh.a, jashtë orarit te punës dhe gjatë vikendeve, bazuar në vendimin e lëshuar, u lejohet vetëm drejtorëve të njësive të biznesit, shefave të operativës dhe stafit menaxherial të kryeshefit ekzekutiv të korporatës.

Po ashtu, përdorimi i automjeteve zyrtare jashtë orarit të punës u lejohet punonjësve përgjegjës për mirëmbajtjen e gjeneratorëve dhe rrjetit, stacioneve bazë të transmetimit (BTS) dhe kujdestarisë.


“Kjo formë e re e shfrytëzimit të automjeteve zyrtare, ofron menaxhim më të mirë të aseteve, përmbushjen e nevojave, detyrave dhe operacioneve të Njësive të caktuara të PTK-së, si dhe shfrytëzimin racional të aseteve dhe resurseve të kompanisë”, theksohet më tej.

“Duke vepruar në këtë mënyrë KE i PTK Sh.a., mëton të respektojë strategjinë operacionale dhe të kontribuojë në ngritjen e vlerës së korporatës”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori