LAJMI I FUNDIT:

PTK-ja vendos antenat mbi spital dhe shkollë

PTK-ja vendos antenat mbi spital dhe shkollë

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ka të vendosura antenat e saj të telefonisë mobile në dy institucione publike, njërën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përkatësisht mbi Klinikën Interne, dhe tjetrën mbi shkollën fillore “Asim Vokshi” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

PTK-ja e ka vendosur antenën mbi spital me marrëveshje për shkak të ndihmave që i ka dhënë QKUK-së, ndërkohë që vetëm për këtë antenë PTK-ja i paguan 1000 euro në muaj QKUK-së, ka bërë të ditur Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, duke thënë se pas ndihmës që i ka dhënë PTK-ja QKUK-së është arritur marrëveshja e vendosjes së antenës.

Kjo marrëveshje ekziston tash katër vjet ndërkohë që ajo marrëveshje është përtërirë disa herë. “PTK-ja i paguan QKUK-së rreth 1000 euro në muaj, duke i përfshirë shpenzimet e përgjithshme si, energjinë, vendosjen, etj”, ka thënë Fazliu

Mirëpo me vendosjen e antenës mbi shkollën “Asim Vokshi” nuk pajtohet drejtori i saj Xhemë Ferati. Ai ka thënë se antena është vendosur prej vitit 2000 me kontratë të përhershme të cilën ua ka mundësuar drejtori i atëhershëm i shkollës, Hamdi Gashi.


“Pas privatizimit të PTK-së nuk do t’ia vazhdojmë kontratën më, duhet të lirohet objekti i shkollës nga këto gjëra”, ka thënë Ferati. Ai ka treguar se qiranë të cilën e paguan PTK-ja për mbajtjen e antenës mbi kulmin e shkollës është diku 300 euro.

Në anën tjetër Menduh Abazi zëdhënës i PTK-së, tha se nuk ka ndonjë kufizim ligjor apo teknik që ndalon vendosjen e stacioneve bazë të telefonisë mobile nëpër institucione spitalore, nuk ka as rekomandime nga organizma ndërkombëtar.

“Pajisjet të vendosura nëpër stacionet tona bazë janë të certifikuara që nuk kanë efekte të dëmshme anësore si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në aspektin e interferimit që mund t’iu shkaktojnë pajisjeve elektronike në zonën ku operojnë”, ka thënë Abazi. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori