LAJMI I FUNDIT:

PTK-ja ndanë dhurata për fëmijët e SOS fshatit

PTK-ja ndanë dhurata për fëmijët e SOS fshatit

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha ka pritur të mërkurën fëmijët e Kopshtit Sos Kinderdorf me ç’rast u ka ndarë dhurata për nder të festës së Vitit të Ri. Duke pranuar kartolina dhe punime dore nga ana e fëmijëve, ai ka thënë se ndihet tepër i nderuar që ka pasur rastin t’i gëzoj sadopak me dhurata modeste këta fëmijë.

Haxha tha se të presësh këta fëmijë dhe të shpërndash dhurata duke përjetuar gëzimin e tyre, është me të vërtetë dhurata më e mirë për mua në prag të festave të fundvitit, sepse është një ndjenjë e veçantë të jesh i rrethuar prej tyre.

“Gjatë këtij viti PTK ka ndihmuar në vazhdimësi fëmijë, familje, studentë, skamnorë, invalidë të luftës me të vetmin qëllim që kontributi ynë të jetë i pranishëm në shoqërinë kosovare”, theksoi Haxha.

PTK gjatë vitit 2010 ka dhuruar libra në vlerë prej 45 mijë euro për 450 nxënës të shkëlqyeshëm, por me kushte të vështira ekonomike dhe gjendje të rëndë sociale.


PTK gjatë festave të fund vitit do të shpërndajë gjithashtu nëpër vendbanime dhe institucione të ndryshme të Kosovës mbi 3000 mijë dhurata, përfshirë shoqatat e dala nga lufta, shtëpi dhe spitale të përkujdesjes së fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori