LAJMI I FUNDIT:

PTK inkason 1.2 mln euro të humbura

PTK inkason 1.2 mln euro të humbura

Posta dhe Telekomi i Kosovës ka arkëtuar 1 milion e 200 mijë euro borxh i papaguar nga Monaco Telekom Internacional. Kjo shumë është krijuar si borxh, potencialisht i humbur, gjatë vitit të kaluar përkatësisht gjatë muajit tetor dhe nëntor, ku me qindra numra të operatori mobil zviceran Sunrise Yellow kanë realizuar thirrje nga Kosova duke shfrytëzuar rrjetin e VALA-s, në mënyrë të pa ligjshme, dukuria e cila ka qenë në rritje e sipër.

PTK në bashkëpunim me Monaco Telekomin kanë njoftuar operatorin mobil Sunrise Yellow, ngase ky shfrytëzim i rrjetit të VALA është bërë në mënyrë jo legale, dhe më të drejt është cilësuar si mashtrim.

"Pas këtyre njoftimeve vlera prej 1 milion e 200 mijë eurosh është dashur t’i paguhet PTK sh.a me së largu deri më 15 dhjetor 2008, por që e njëjta nuk është realizuar atëherë duke e kontestuar në tersi nga ana e MTI dhe Sunrise si pasojë e mos arkëtimit të kësaj shumë të hollash nga konsumatorët, mashtruesit e që rrezikonte që PTK me kontratën aktuale që e ka me MTI të humbte shumën e lartpërmendur", thuhet ne komunikaten e PTK-se.

Me ardhjen e prof.dr Shyqyri Haxha në pozitën Kryeshefit Ekzekutiv të PTK sh,a me 17 dhjetor 2008, kanë filluar konsultimet me MTI (Monaco Telekom Internacion), dhe pas negociatave të gjata dhe mundimshme është arritur që ta nxjerr borxhi në vlere prej 1.2 milion euro që kjo kompani i detyrohej PTK-ës”,thuhet tutje aty. /telegrafi/