Nuk folën as të hënën për të në Bruksel. Por, të gjithë po e presin kur do të ndodhë shkëputja digjitale e Kosovës nga Serbia. Kjo do të ndodhë ditën kur Kosova ta ketë kodin e vetë telefonik. Megjithatë, janë zyrtarët e Postës dhe Telekomit të Kosovës ata që më së shumti po i frikësohen këtij kodi dhe nuk po mund të heqin dorë lehtë nga Monako Telekomi. Largimi i konsumatorëve e ulja e imazhit të kompanisë, janë vetëm disa nga arsyet.
Ata tashmë kanë identifikuar një varg rreziqesh të lidhura me tranzicionin e kodit të ri të shtetit të cilat duhet të mbahen nën kontrollë.
Në një plan tranzitor, PTK-ja e ka negociuar me Monako Telekomin se si të veproj në rast se i duhet ta lë kodin e deritashëm +377. Ndërmarrja kryesore në vend për telekomunikim frikohet që do të përballet me ikje të konsumatorëve dhe mashtrim në fazën tranzitore.
“Janë identifikuar rreziqe të ndryshme të lidhura me tranzicionin e kodit të ri të shtetit të cilat duhet të mbahen nën kontrollë si: mashtrimi, largimi i konsumatorëve, pakënaqësia e konsumatorëve, ulja e imazhit të PTK-së”, thuhet në këtë dokument.
Në pikën katër të këtij dokumenti kërkohet që PTK ti siguroj që tranzicioni të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur për kompaninë dhe konsumatorët e saj.
Aktualisht kësaj ndërmarrje i është bërë me dije se do ti kushtojë hiq më pak se 2 milion euro kompletimi i planit tranzitor. Këto para do ti jepen Monako Telekomit si bartës i projektit.
Në kuadër të këtij plani PTK dhe Monako Telekomi pajtohen që kjo e fundit të menaxhojë trafikun ndërkombëtar të të dyja kodeve të shteteve si dhe të faturoj romingun.
Kodi nuk është gati
Megjithatë Kosova duket se nuk do të marrë shumë shpejtë kodin telefonik ashtu siç ishte paraparë në marrëveshjen për telekomunikacion të arritur në kuadër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Marrëveshja e arritur në shtator të vitit të kaluar, parasheh që Kosova të marrë kodin ndërkombëtar +383 ose +384, kurse Serbia të fitojë licencimin e një operatori serb të telefonisë mobile për operim në veri të Kosovë.
Edita Tahiri, që i priu dialogut teknik në bisedime, për Radion Evropa e Lirë pati sqaruar se për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, përveç marrëveshjes së nënshkruar, palët e përfshira në bisedime duhet të nënshkruajnë edhe një plan të zbatimit, plan ky i cili mbetet ende i papërfunduar.
Ndërkaq, pa nënshkrimin e këtij plani, nuk mund të ndodh as aplikimi zyrtar në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit(ITU).
Kërkesën për aplikim në këtë union do të bëjë shteti i Austrisë, shtet ky që është paraqitur vullnetarisht për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces. “Çështja ka ngecur tek përfundimi i planit për zbatim. Në moment që nënshkruhet plani për zbatim presim vendimin Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, për t’ia dhënë Kosovës kodin telefonik shtetëror”.
Operatorët e telefonisë mobile dhe telefonisë fikse në Kosovë, shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.
Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë. /GazetaFjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht
Bajrami i reagon kryeministrit Kurti për Investimet e Huaja Direkte: Kjo ka ndodhur nga blerja e banesave nga mërgata
Kurti krenohet me investimet e huaja direkte: Janë rritur 2.4 herë më shumë krahasuar me qeveritë e kaluara
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit