LAJMI I FUNDIT:

PTK, drejtori Haxha nuk ka marrë asnjë cent bonus

PTK, drejtori Haxha nuk ka marrë asnjë cent bonus

Shyqyri Haxha si kryshef ekzekutiv i PTK nuk ka marrë as edhe një cent të vetëm bonus dhe këtë jemi në gjendje t’ua dëshmojmë organeve kompetente kurdo që ato kanë nevojë. Po ashtu e informojmë opinioni publik se PTK sh.a nuk shpenzon parat e taksa paguesve te Republikës se Kosovës, përkundrazi PTK sh.a si kompania me fitimprurëse e Kosovës i siguron buxhetit te Republikës se Kosovës taksa në miliona euro, si dhe divdent apo fitim neto ne miliona euro buxhetit te Republikës se Kosovës, tha në konferenën për media, zëdhënsi Menduh Abazi.

Posta dhe Telekomi i Kosovës permes nje konference per media ka reaguar ndaj asaj qe ajo e ka quajtur shpifje e radhës e gazetës “Koha Ditore” për shkrimin e botuar, dje me datë 02.08.2009, me titull “PTK, bonuse si në bahçe të babës”.

Sipas zëdhësit Menduh Abazi, ai ka ftuar të gjitha institucionet që të vijnë ta verifikojnë këtë fakt, duke filluar nga prokuroria e Kosovës.

" Me këto shpifje të radhës gazeta në fjalë po vazhdon përpjekjet e saj për shkatërrimin e pasurisë më të madhe të Kosovës, PTK duke penguar zhvillimin e kompanisë më shkrime intriguese dhe të porositura nga individë që bashkë me ta po tentojnë shkatërrimin e kompanisë. Në shkrimin e djeshëm gazeta në fjalë ka lëshuar shpifjen e radhës pa asnjë bazë të vetme, duke akuzuar kryeshefin ekzekutiv të PTK, dr.Shyqyri Haxha për dhënien bonos vetes me vlerë 10 mijë euro", tha Abazi.


Sipas tij, PTK do të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore përfshirë këtu edhe padi private penale, për shpifje te cilat tashme disa prej tyre e ka deponuar ne gjykatën kompetente për të demantuar dhe për t’i treguar opinionit kosovar veprimet tendencioze, shantazhuese, shpifëse , jo etike , jo profesionale dhe kundër ligjore.

" Tashmë kemi iniciuar 5 padi ndaj gazetës në fjalë dhe gazetarëve, te cilët përdorën për interesa personale dhe keqpërdoren nga pronarët dhe aksionarët e grupit koha , ndërsa me këtë njoftim duam ta njoftojmë opinion se qysh nesër në do të dërgojmë në organet kompetente padinë e radhës për shpifjet e djeshme" shtoi Abazi.

Ai ka paralajmruar se kryeshefi ekzekutiv i PTK Shyqyri Haxha do të ngritë padi ndaj gazetës në fjalë edhe jashtë vendit. /Telegrafi/