LAJMI I FUNDIT:

PTK dhuron libra për 450 nxënës me kushte të vështira ekonomike

PTK dhuron libra për 450 nxënës me kushte të vështira ekonomike

Librat e blerë nga Postë Telekomi i Kosovës në vlerë prej 45.000 (dyzet e pesë mijë euro) do t’i marrin gjithsejt 450 nxënës të shkëlqyeshëm, por me kushte te vështira ekonomike dhe gjendje të rëndë sociale

Bordi i Postë dhe Telekomit të Kosovës ka aprovuar në mbledhjen e saj të datës 24.08.2009, kërkesën e Kryeshefit Ekzekutiv tw PTK dr.Shyqyri Haxha për blerjen e librave për nxënësit e shkollave të mesme me gjendje të rëndë sociale.

“Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike në vend, kemi vendosur që në vazhdën e ndihmave tjera, PTK-ja të ndihmojë sadopak ata nxënës, të cilët për shkak të kushteve të rënda të jetesës, nuk kanë mundësi që gjatë tërë vitit shkollor të pajisen me libra përkatës”, ka theksuar Kryeshefi Ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Dr. Shyqyri Haxha.

Sipas Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, kjo kompani do të vazhdojë të ndihmojë kurdo dhe kudo që ekzistojnë mundësi financiare, natyrisht duke pasur në konsideratë autorizimet ligjore dhe kushtet financiare.


“Ne ndihemi të lumtur që na është dhënë mundësia për t’i gëzuar ata nxënës që përkundër suksesit shembullor që kanë, nuk kanë mundësi për të blerë librat që iu nevojiten”, ka pohuar Kryeshefi Ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës , Dr. Shyqyri Haxha duke nënvizuar se PTK do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Përzgjedhjen e nxënësve meritor për librat e dhuruar nga PTK-ja do ta bëjë Drejtoria Komunale e Arsimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori