LAJMI I FUNDIT:

PTK dhe NLB nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi

PTK dhe NLB nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi

Posta dhe Telekomi i Kosovës Sh, ka nënshkruar të premten, një marrëveshje me NLB (Nova Ljubljanska Banka), nëpërmes të cilës mundësohet dërgimi i letrave dhe pakove brenda dhe jashtë Kosovës, përmes shërbimeve të Postës së Kosovës.

Marrëveshja ofron shërbime specifike për nevoja të bankës dhe e bënë Postën e Kosovës një partner të besueshëm të biznesit kosovar.

“Posta e Kosovës, Njësi Biznesi e PTK-së, ka kënaqësinë që tash e tutje do të bashkëpunojë me bankën tuaj, NLB, duke i ofruar asaj shërbimet e veta, siç janë ato të pranimit dhe dorëzimit të dërgesave postare, duke e çuar në këtë mënyrë bankën edhe më pranë konsumatorëve të vet”, ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha, me rastin e nënshkrimit të kontratës.

Njëherësh, kjo marrëveshje do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e të hyrave të Postës së Kosovës, që është edhe synim i menaxhmentit.


Sipas Haxhës, PTK dhe Posta e Kosovës edhe më tutje do të vazhdojë të zgjerojë mundësitë e bashkëpunimit me bankën NLB, dhe kjo gjithnjë në të mirë të konsumatorit.

Drejtori i përgjithshëm i NLB-së, Albert Lumezi, ka thënë se kjo marrëveshje do t’i mundësojë bankës që t’u ofrojë shërbime të nivelit të lartë klientëve të vet.

“Arritja e kësaj marrëveshjeje është një hap në trendin e bashkëpunimit mes PTK-së dhe NLB, duke mundësuar kështu krijimin e rrethanave më të favorshme për konsumatorët tanë”, ka theksuar Lumezi.

Kjo marrëveshje bëhet në kuadër të angazhimit të Postës së Kosovës që të zhvillojë shërbimin postar, e paraprirë nga marrëveshja e mëhershme që Posta e Kosovës ka arritur me dy bankat tjetër kosovare TEB dhe Bankën Për Biznes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori