Me aq shumë mundësi zgjedhjeje sot, në internet dhe në platformat digjitale televizive, prapë nuk u rezistojmë filmave të vjetër. Gazetarja Clare Thorp analizon nevojën tonë për të parë herë pas here filmat që mirë i njohim. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi e sjell më poshtë.
Në këtë epokë të kulmit informativ, nuk kemi pse shkojmë larg për të parë diçka të re. Jo vetëm që filmat e rinj publikohen më shumë se kurrë më parë, por mund të zgjedhim mes mijëra filmave – pa lëvizur fare nga divani. Mund të shikoni diçka ndryshe, çdo natë, dhe ti je veç në fillim të shfrytëzimit të ofertës së zbavitjes. Por, pse kaq shumë prej nesh zgjedhin filmat që i kemi parë tashmë – një herë, dy herë ose dhjetëra herë më parë? Kur “Back to the Future” shfaqet në program, pse ulemi për të 43-tën herë edhe kur e dimë çdo rresht të skenarit.
Vitin e kaluar, Netflix-i i ngarkoi filmat e vet origjinal në një kohëzgjatje prej 8500 minutash, por njoftimi se “Dirty Dancing” do të jetë në platformën e transmetimit shkaktoi histeri në Twitter. Kur “Avengers: Endgame” u lansua këtë vit, një tifoz shënoi rekord duke e parë më shumë se 103 herë, por shpejt u mund nga dikush që shkoi 116 në kinema për ta parë atë.
Teksa mbi 100 shikime në pak javë janë ekstrem, një grup miqsh zbulon se është normale të shohësh sërish filmat që i ke parë. Disa përmenden vazhdimisht, si “Back To The Future” dhe “Dirty Dancing”, tok me klasikët tjerë të viteve 1980: “Ferris Bueller’s Day Off”, “Top Gun”, “Jaws” dhe “The Princess Bride”. Pastaj mjuziklat e popullarizuar, “Grease”, Singin’ In The Rain”, “Mary Poppins” dhe “The Sound of Music”, si dhe filmat e James Bondit, “The Godfather”, trilogjitë origjinale “Star Wars” dhe “Lord of The Rings”. Dhe, aty është edhe “Groundhog Day”. Ndërsa, zgjedhjet e tjera individuale flasim për “Arrival”, “What Lies Beneath”, “Dirty Rotten Scoundrels”, “The Burbs” dhe “An American Werewolf in Paris”. E, dikush më trim kërkon ta shoh rregullisht filmin “The Exorcist”
Është lehtë të tregosh se cilët filma i shikojmë vazhdimisht. Por, pse e bëjmë këtë, kjo është më pak e qartë. Sigurisht, i duam dhe mendojmë se e meritojnë vëmendjen tonë. Kur BBC Culture pyeti faqen “Film Club” në rrjetin Facebook për përzgjedhjet e tyre, një përgjigje ishte “Back the the Future”, sepse “është film i përsosur me skenar të përsosur, me lojë dhe regji të mirë. Nuk dështon asnjë skenë”.”Casablanca”, “8 ½”, “The Last Emperor” dhe “Withnail & I” (“filmi më i mirë rreth miqësisë”) gjithashtu morën mbështetje si filma që shpesh shfaqen në sondazhet e filmave më të vlefshëm. Një përdorues tha: “Disa filma janë ‘të kompletuar’… të kënaqin sa që e humb veten aty. Kinemaja është gati si ushqim ngushëllues. Për mua, klasikë të tillë janë ‘A Night To Remember’ dhe ‘Sink The Bismarck’”. Pra, ka kuptim: dëshirojmë t’i rishikojmë dhe t’i kapim nuancat që mund t’i kemi humbur herën e parë.
Por, teksa kjo e arsyeton shikimin e dytë, të tretin ose të katërtin, çfarë na mban të kthehemi te një film kur e dimë çdo zhvillim dhe çdo detaj dhe kur shumë filma tjerë luftojnë për kohën tonë? Kjo nuk është sikur po e dëgjon këngën e preferuar, sepse po flasim për dy orë e jo për tre minuta.
Një shpjegim është se shikimi i një gjëje me të cilën jemi të njohur, merr më pak energji mendore. Nuk kemi pse të përqendrohemi për të kuptuar se çka po ndodhë. Ulemi dhe dorëzohemi. “Nuk të lodhë, është relaksuese”, thotë një mik i imi. Kur përballemi me zgjedhje të tillë, ndonjëherë është më e lehtë të tërhiqemi në një film që e dimë se nuk do të na zhgënjejë – një ndjenjë që e njohin shumë njerëz që kalojnë orë të tëra duke kërkuar në Netflix ose Amazon Prime. Nëse hasim te filmi që e kemi pëlqyer në TV-në tokësor, edhe më mirë – zgjedhja është bërë.
Mund të ketë ndikim edhe fenomeni psikologjik i njohur si “efekti i ekspozimit” me të cilin zhvillojmë preferencat për gjërat që janë të njohura. P.sh. dikush mendon se “The Holiday” është një nga filmat më të këqij që ka parë, por e sheh për çdo Krishtlindje. Është e rëndomtë që filmat të jenë pjesë e traditave, ndaj për disa koha festive nis zyrtarisht kur shohim filmat “Elf”, “Love Actually” ose “Halloween”.
Një studim i vitit 2012 mbi “rivlerësimin” kulturor – i bërë nga Cristel Antonia Russell dhe Sidney J Levy, që të dy profesorë të marketingut në Universitetin e Arizonës – zbulon se rishikimi i filmave reflekton atë se si jemi rritur e se si jetët tona kanë ndryshuar. Një version i shekullit XXI erdhi me përgjigjen nga “Film Club”: “Ka disa filma që më pëlqejnë t’u kthehem në disa vjet dhe t’i shoh në formate të ndryshme. Për shembull, filmat e Bondit i kam parë në kinema, i kam shikuar në TV, i kisha në VHS, më pas në DVD dhe tani i kam shkarkuar në mënyrë digjitale”.
Ndoshta një nga arsyet më të mëdha pse kthehemi te filmat është nostalgjia – jo vetëm për një kohë në histori, por për një kohë të jetës tonë. “Është instinkt natyror”, thotë Clay Routledge, profesor i psikologjisë në Universitetin e Dakotës së Veriut. “Duam të konsumojmë përmbajtje të reja dhe të kemi përvoja të reja”, shton ai. “Por, është një pjesë e psikologjisë njerëzore që dëshiron të kemi sens të vazhdimësisë, të ndjehemi të lidhur me vendin nga kemi ardhur. Ekzistojnë përvoja të caktuara kulturore dhe personale të cilave na pëlqen t’u rikthehemi, si një mënyrë për ta ankoruar veten”.
Nuk është rastësi se filmat që kemi parë më shumë janë ata që i zbuluam kur ishim të rinj. “Duket se ka diçka në lidhje me formimin e identitetit, dhe vitet e adoleshencës dhe rinisë janë ato që krijojnë përshtypje te ju”, thotë Routledge. “Ajo periudhë është kur shfaqesh: nuk jam veç një fëmijë në familje, por një individ unik që e zbulon veten dhe interesat e mia”.
“Ka kuptim nga një këndvështrim evolucionar”, thotë Routledge. “Nëse ndjeheni të shqetësuar ose të stresuar dhe trupi juaj thotë se ka arsye për t’u shqetësuar, kjo nuk është koha për të rrezikuar. Pra, në raste të tilla duam diçka të sigurt, diçka që e parashohim dhe e dimë”.
Në këtë mënyrë, nostalgjia është gjë e mirë. “Është mënyrë e natyrshme që njerëzit të kenë stabilitet dhe siguri”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje