Marca ka bërë një shkrim rreth Real Madridit, duke dhënë arsye se përse ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve në këtë edicion.
Skuadra spanjolle mposhti Interin me rezultat komod 2-0 në “Estadio Santiago Bernabeu” të martën në mbrëmje.
Real Madridi përfundoi në krye të grupit të tyre dhe kjo do t’i ndihmojë ata të shmangin shumicën e skuadrave më të mira të Evropës në raundin tjetër, pasi vazhdojnë të udhëhiqen me mjeshtëri nga Carlo Ancelotti. Tani për tani gjërat po duken shumë mirë.
Puna e Ancelottit
Real Madridi mori 15 nga 18 pikët e mundshme për të kryesuar grupin, me gabimin e tyre kundër Sherifit që ishte e vetmja e metë në rekordin e tyre evropian këtë sezon.
Skuadra është në rrugën e duhur, gjë që është dëgjuar gjatë gjithë sezonit, por tani po shihet vërtet. Ata u përballën me kundërshtarë të fortë ai Interi, por dolën mirë në krye.
Nëse sezonin e kaluar ia dolën të shkonin deri në gjysmëfinale, atëherë asgjë nuk mund të përjashtohet këtë sezon.
Çfarë kërkohet nga Asensio
Marco Asensio shënoi një gol mahnitës vetëm pasi u inkuadrua në pjesë të dytë në Bernabeu.
Ai është duke kaluar nëpër një formë të mirë në këtë sezon dhe priten gjëra të mëdha nga ai
Le të shohim nëse ai mund të ndërtojë një formë stabile.
A është Kroos në më të mirën e tij
Pas tejkalimit të një lëndimi të madh, Kroos po luan në një nivel të jashtëzakonshëm dhe është në krye të lojës së tij.
Ai udhëhoqi me shembull skuadrën kundër Interit dhe shënoi një gol të shkëlqyer përpara se të vendoste ritmin e pjesës tjetër të lojës. Me një Kroos si ky, Real Madrid mund të ëndërrojë të bëjë gjëra të mëdha këtë sezon.
Emri i Militaos këndohet në Bernabeu
Eder Militao ka të gjithë Bernabeun në anën e tij. Ai luajti sërish në mënyrë të shkëlqyer përkrah David Alabas, duke treguar forcë, fokus dhe inteligjencë.
Nuk ka shumë lojtarë më të mirë se ai për momentin, dhe ndërhyrja e Nicolo Barellas në këmbën e Militaos tregoi se sa e vështirë është të luhet kundër tij. Ai tashmë i ka bërë njerëzit të harrojnë figurat ikonike si Sergio Ramos dhe Raphael Varane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës