Sipas Frederik Mertens, analiste strategjike në Qendrën e Hagës për Studimet e Sigurisë, aksionet rreth qytetit ukrainas të Bakhmutit janë më të larta se kurrë për Moskën pas rebelimit të grupit mercenar Wagner teksa po vazhdon kundërofensiva ukrainase.
“Rebelimi i grupit të Wagnerit më 24 qershor ndryshoi rëndësinë e Bakhmutit për rusët. Ai gjithashtu mund të bëhet një faktor kyç përgjatë vijës së tyre të frontit lindor dhe jugor”, tha Mertens.
Beteja për qytetin Bakhmut, në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, ku përplasjet e ashpra po vazhdojnë prej muajsh. Vendbanimi, i cili dikur ishte shtëpia e rreth 70 mijë njerëzve, u rrafshua me tokë.
“Nuk ka asgjë, ata shkatërruan gjithçka. Bakhmut është vetëm në zemrat tona”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Por, rëndësia e Bahmutit ka qenë gjithmonë më shumë simbolike sesa strategjike, thonë analistët ushtarakë.
Dhe ishte qyteti ku grupi i mercenarëve Wagner, i cili vepronte nën oligarkun rus, Yevgeny Prigozhin, luajti rolin më të spikatur. Prigozhin tha në fund të majit se rekrutët e Wagnerit po tërhiqeshin nga Bakhmut, megjithëse analistët sugjeruan se zëvendësimi i forcave ushtarake çeçene dhe ruse nuk do të mbushin boshllëkun e lënë nga mercenarët.
Më 24 qershor, Wagner filloi një rebelim të armatosur jetëshkurtër dhe marshuan drejt Moskës. Por, rebelimi përfundoi befas dhe u njoftua se Prigozhin do të shkonte në Bjellorusi sipas marrëveshjes që supozohet se ishte ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko.
“Megjithatë, ndërsa Bakhmuti u bë i vetmi vend ku ushtria ruse ende po përparonte, ajo mori një rëndësi shtesë të politikës së jashtme. Për Rusinë, mbajtja e Bakhmut tani është bërë një imperativ edhe më i madh politik dhe kjo mund të jetë pikërisht ajo që Ukraina i duhet për të detyruar Rusinë të përqendrohet tek rezervat e tyre operacionale”, tha Mertens për Newsweek.
Pa këto trupa në zona të tjera të vijës së parë, si Zaporozhzhia, ky mund të jetë një avantazh vendimtar në përpjekjet e Ukrainës për të thyer linjat ruse, shtoi ai.
“Ka një arsye të mirë ushtarake pse Ukraina po rrit presionin rreth Bahmutit”, tha Mertens.
Më 1 korrik, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në Uashington sugjeroi se forcat ruse ka të ngjarë të tërheqin forcat nga frontet e tjera për të përforcuar trupat e tyre në dhe rreth Bakhmutit.
Forcat ukrainase kryen operacione kundërsulmi “në të paktën katër sektorë” të vijës së frontit më 4 korrik, njoftoi Instituti amerikan për Studimin e Luftës.
Por, Ukraina është përballur me kritika për ritmin e ngadaltë të fitimeve territoriale. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në mesin e qershorit se përparimi në fushën e betejës ishte më i ngadalshëm se sa dëshirohej.
Gjenerali Mark Milley, komandanti i përgjithshëm i SHBA-së, tha në atë kohë se kundërofensiva do të ishte shumë e përgjakshme, por se, megjithëse paksa e ngadaltë, ajo ishte pjesë e natyrës së luftës.
Forcat ukrainase po bëjnë përparim të qëndrueshëm, gradual, por kjo nuk do të thotë se Kievi nuk është në gjendje të rimarrë pjesë të mëdha të territorit, njoftoi ISW në përditësimin e saj të fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pse Donald dhe Melania Trump u ulën në rreshtin e parë në funeralin e Papa Françeskut?

Ndërprerjet e mëdha të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali shkaktojnë probleme me rrjetet e metrosë, semaforët dhe bankomatët

Rusia publikon pamjet e para të ushtarëve të Koresë së Veriut në territorin e saj

Pakistani frikësohet nga një sulm i “afërt” indian, paralajmëron për përgjigje bërthamore

Rusia publikon pamjet e para të ushtarëve të Koresë së Veriut në territorin e saj

Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë, reagon Shtëpia e Bardhë

I kishin zënë rob, operatorët ukrainas të dronëve shpëtojnë bashkëluftëtarët e tyre – i godasin rusët me bomba

Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprerje masive të energjisë elektrike

Pamje dhe detaje rreth kaosit të krijuar - pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike në Spanjë, Portugali dhe pjesë të Francës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm