LAJMI I FUNDIT:

Pse në shoqërinë kosovare ka tradhti bashkëshortore?

Periudha e tranzicionit kërkon të paguhet një lloj çmimi në kuptimin e ndryshimit apo ndërrimit të pakusht të sistemit të vlerave ekzistuese, ku rolin mbisundues më nuk e vendos një njeri karizmatik, si në institucionin e familjes, po ashtu edhe në nivel të grupit apo edhe të shoqërisë.

Shoqëria kosovare pësoi shumë, me vetë faktin se përjetoi trauma kolektive (pas eksodit), ashtu edhe trauma të tipit të frustrimit social, ekonomik etj. Nëse këtë proces të ndryshimit të ideve, pikëpamjeve dhe perceptimit të gjërave nëse e shohim nga këndvështrimi sociologjik, hetojmë se sistemi i vlerave për çdo ditë është duke ndryshuar si përbrenda ashtu edhe përjashta.


Përbrenda, po ndryshohet ngaqë kemi filluar ta keqkuptojmë (pas eksodit) sjelljen tonë me anëtarët e familjes, ashtu edhe korrespodencën mes gjeneratave. Përjashta, ky fenomen vërehet sipas parametrave socialë, ekonomikë e, besa, edhe kulturorë.

Nëse e analizojmë nga këndvështrimi i brendshëm fenomenin e ndryshimeve në institucionin e familjes, kuptojmë se sjelljet tona nuk janë më ato të cilat një kod i vetëm moral arrinte t’i kontrollonte apo, si të themi, i vente nën ombrellën e një sjellje “tamam”. Dikush do të thotë konservative, por në fakt tejet funksionale për atë kohë.

Nëse e shikojmë tradhtinë bashkëshortore sot në Kosovë dhe e analizojmë me dioptrinë hulumtuese, hetojmë se ky fenomen i ka gjithsesi specifikat e veta.

Do të ishim egoistë të themi se para luftës nuk ka pasur tradhti dhe kemi qenë shumë besnikë ndaj partnerit. Gjithmonë ka pasur, ka, e, fatkeqësisht, do të ketë njerëz të uritur për të provuar atë çka nuk është e tyre. Mirëpo, është shumë e drejtë të themi se ka pasur më pak raste, më pak femra të martuara kanë qenë të "kyçura" dhe lidhjet janë mbajtur në mënyrë shumë më sekrete.

Kjo ka ardhur si pasojë e shumë faktorëve si: gjendja e tensionuar politike, ekonomike, meshkujt të ndjekur nga regjimi, femra më pak të punësuara etj.

Kurse me ardhjen e lirisë gjithçka ndryshoi, jo shumëçka edhe për të mirë. Tash për çdo ditë jemi dëshmitarë të shumë fenomeneve dhe dukurive që në njëfarë mënyre nuk mund të themi se ishin joprezente, por ajo çka është interesante, është se, tashmë, me të kuptuarit se “demokracia” lejon çdo gjë, këto sjellje (siç janë tradhtia, lakuriqësia, mosbesimi, xhelozia, gënjeshtra, injoranca, mendjemadhësia, arroganca, indiferenca ndaj ambientit rrethues, pakënaqësia shumë më e shprehur, etj.) janë apo kanë filluar të marrin konotime ndoshta edhe alarmuese.

Tradhtia, përveç nga faktorët e njohur "ndërkombëtarisht" që një grua të tradhton ku ka mungesë të kujdesit nga ana e partnerit, kur nuk ndjehet më e vlerësuar, pasi ajo dëshiron të ndjehet gjithmonë e rëndësishme, e dëshiruar, dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes së mashkullit. Kurse sa u përket shkaqeve kosovare, përveç që është shfrytëzuar liria e lëvizjes, e punësimit, e kontaktit me vendorë e të huaj, është për të ardhur keq që në disa raste tradhtia bëhet duke ndjekur ndonjë shembull nga serialet e shumta latino-amerikane për t`u rikthyer dashurive ose simpative të mëparshme apo për t`u dashuruar në partnerin e shoqes, në shefin e punës apo në profesorin e saj. Ka shumë të tillë që mendojnë se kushtet ekonomike janë faktorë që shtyjnë drejt tradhtisë, por do të thosha se historia jonë njeh shumë raste kur gratë kanë vdekur urie dhe nuk kanë rënë në duart e njerëzve të ligë.

Te meshkujt në përgjithësi tradhtia bëhet për t`u "ngopur" seksualisht, për ta rritur numrin e femrave që kanë pasur. Te rastet tona ajo bëhet edhe duke u nisur nga roli dominues që ka qenë i mashkullit në familje, nga ajo se burrit i ka "hije" çdo gjë!

Me gjithë këta faktorë që i përmendëm te rastet e meshkujve kosovarë, do të duhej të përmendet se pas luftës disave u erdhi shansi edhe më favorizues. Duke qenë, shumë nga ta, të privilegjuarit e demokracisë dhe e gjithë këtyre të mirave e që, fatkeqësisht, nuk po janë për të gjithë popullin, shumë nga ta në shumë aspekte e sidomos moraliste po më ngatërrohen me "qenin e çartur".

Sikurse për meshkujt e po ashtu edhe për femrat, në disa shoqëri tradhtia dhe pasojat e saj kryhen më "lehtë".
Nëse në Perëndim p.sh. burri e tradhton gruan e nëse vendoset për divorc ajo ka të drejtë të përfitojë nga pasuria e burrit dhe nga ajo se çfarë kanë ndërtuar bashkë për atë kohë sa ishin në martesë, me garancinë ligjore, pa kërcënime – as fizike e as verbale (natyrisht mund të ketë përjashtime). Njësoj janë edhe kushtet kur tradhtia bëhet nga gjinia tjetër. Kurse tek ne, bile ashtu na flet përvoja gjyqësore, aq sa kam mundur t’i hulumtoj rastet kosovare, kur burri ndahet nga gruaja, ai i gëzon të gjitha të drejtat, merr gjithë pasurinë, kurse nëse bëhet fjalë për gruan tradhtare (në të kaluarën janë vrarë, janë prerë gjymtyrët, kanë mbetur në rrugë etj.) ndodh plotësisht përjashtimi nga e drejta e trashëgimisë, që është një e drejtë që ende mbrohet me ligjin e Kanunit e jo edhe me normat ligjore ekzistuese.

Në fakt, tradhtia apo modeli i tradhtisë kosovare është specifikë, edhe për shkak se bëhet për motive të tjetra. Kujtoj që nuk ndërlidhen fort me përvojat perëndimore. Kjo vlen, për mendimin tim, si për burrat ashtu edhe për gratë. Pra, të tradhtosh sot njërin partner në Kosovë është në “modë”, që dmth se tradhtia është duke na trokitur në derë të gjithëve.

Mirëpo, duhet pasur parasysh se tradhtia bashkëshortore, qoftë fizike apo emocionale, mund ta dëmtojë shumë lidhjen në çift. Shumë të "tradhtuar", qoftë për hir të dashurisë, qoftë për hir të fëmijëve, mundohen ta pranojnë partnerin mashtrues dhe të mundohen ta riparojnë lidhjen, por të kuptosh se jeta jote është e lidhur me një burrë apo grua që të ka mashtruar, nuk është asnjëherë e lehtë.

Në këto raste nuk është e lehtë as marrja e vendimeve: të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë e të vazhdosh të jetosh me hijen e një të treti në mes, apo t’i japësh fund një investimi madhor siç është martesa, duke zgjedhur divorcin. Edhe shoqëria jonë ballafaqohet me këtë fenomen, mirëpo duhet pasur parasysh se tradhtia bashkëshortore është universale në të gjitha vendet dhe kulturat e cila ka ndodhur në të gjitha kohët.

Aventurat romantike dhe seksuale janë "pasoja" që shkaktohen nga të dyja palët, dhe asnjëri nuk mund ta përjashtojë ndjesinë e fajit sa kohë që kjo tregon që të dy partnerët nuk kanë ditur ta ndihmojnë njëri-tjetrin për t’i takuar nevojat e tyre. Ka raste kur joshja bëhet me interesat shumë e sofistikuar, vetëm e vetëm për t’ia arritur qëllimit të “ngrohjes globale seksuale”, kurse pasojat i përjetojnë, dihet, fëmijët!

(Autorja është gazetare e diplomuar. Tash i vijon edhe studimet bachelor në Sociologji në UP)

Në trend

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori