LAJMI I FUNDIT:

Pse familja është e rëndësishme?

Derisa jemi të vegjël, familja përbënë themelin kryesor të nevojave tona bazë: është informacioni ynë i parë për ta njohur botën. Familja na mëson të krijojmë mendimin për veten dhe për të tjerët. Gjithashtu, themelet tona emocionale varen nga mënyra sesi janë sjellë prindërit ndaj nesh, dhe çfarë mesazhesh kemi marr nga sjellja e tyre. Fëmijët krijojnë bindjen që çdo gjë që thonë prindërit është e drejtë dhe e vërtetë.

Kur prindi e sjell gjykimin për vlerën themelore të fëmijës, ai mendim bëhet fakt në vetëdijen e fëmijës. Nëse prindërit ua thonë fëmijëve se janë të mirë, të vlefshëm dhe të dashur, atëherë ata do të formojnë mendime pozitive dhe vetëbesuese. Ata do të sillen mirë me të tjerët, sepse do të konsiderojnë që e meritojnë atë. Mirëpo, nëse sjellja e prindërve është negative ndaj fëmijëve të tyre duke i konsideruar si të pavlerë, atëherë ata fëmijë do ta harmonizojnë jetën e vet me mendime të tilla negative.


Bindjet negative që i krijojnë fëmijët për veten vazhdojnë të qëndrojnë edhe në moshën e pjekurisë. P.sh këto mendime negative për veten i përgatitë femrat për të pranuar sjelljen e keqe të partnerit. Derisa zhvillohen mendimet tona për veten, ne identifikohemi me nënën dhe mësojmë si duhet të sillen femrat ndaj meshkujve. Nga ana tjetër, babai është modeli ynë i parë sesi ai sillet me nënën tonë. D.m.th raporti i prindërve na krijon një mendim shumë të rëndësishëm sesi sillen qiftet njëri me tjetrin.

As filmi, as televizioni, as shkolla nuk mund të jetë mësues më me ndikim se përditshmëria e prindërve tanë. Sjellja e prindërve bëhet model që na shërben si shembull kur të rritemi. Në marrim shumë porosi nga sjellja e prindërve. Nuk është e thënë që këto porosi të jenë vetëm verbale, por edhe me interpretimin e sjelljeve dhe deklaratave tek fëmijët. P.sh disa prindër vazhdimisht ndërpresin fëmijët që ata flasin dhe kjo nënkupton që mendimet e tyre janë të parëndësishme.

Si fëmijë, për shkak të varshmërisë, përjetojmë ndjenja të paaftësisë në botën ku jetojmë. Nëse mesi ynë familjar është i pakëndshëm ose i dhimbshëm, ne mbrohemi ashtu që vetes i premtojmë se kur të rritemi gjërat do t’i shtrojmë më mirë se prindërit tanë. Mirëpo, pasi ne dimë vetëm atë që e kemi mësuar si fëmijë, kur rritemi ne vazhdojmë të gjurmojmë raportet të cilat na ofrojnë sigurinë. Përkundër përbetimeve tona se ne “do ta bëjmë atë ndryshe”, shpesh përfundojmë duke i kopjuar situatat dhe raportet nga fëmijëria.

Në moshën e rritur ne gjurmojmë të kaluarën tonë duke kujtuar porositë që kemi marr nga prindërit. Edhe pse kjo mund të jetë një proces i dhimbshëm, ai na ndihmon që të ndryshojmë sjelljet në të ardhmen.