Rusia mund të ketë deklaruar fillimin e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, por presidenti Vladimir Putin ka këmbëngulur se trupat e tij po kryejnë një “operacion special ushtarak” në vend që të shpallin luftë.
Megjithatë, zyrtarët dhe analistët perëndimorë besojnë se kjo mund të ndryshojë më 9 maj, një ditë simbolike për Rusinë, me një deklaratë zyrtare të luftës që do t’i hapë rrugën Putinit për të “zgjeruar” fushatën e tij.
Por çfarë është 9 maji?
Sipas një shkrimi të CNN, përcjell Telegrafi, 9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton fitoren e vendit ndaj nazistëve në vitin 1945.
Kjo ditë shënohet me një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë.
“9 maji është krijuar për t’u dukur para turmës vendase, për të frikësuar opozitën dhe për të kënaqur diktatorin e kohës”, ka thënë për CNN, James Nixey, drejtor i Programit Rusi-Euroazi në Chatham House.
Zyrtarët perëndimorë kanë besuar prej kohësh se Putini do të përdorte rëndësinë simbolike dhe vlerën propagandistike të ditës për të shpallur ose një arritje ushtarake në Ukrainë, ose një përshkallëzim të madh të armiqësive – ose të dyja.
Përgatitja për mobilizim?
Putin ka shumë opsione në tryezë, sipas Oleg Ignatov, analist i lartë për Rusinë në Crisis Group.
“Shpallja e luftës është skenari më i vështirë”, mendon ai.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky – i cili nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë – vendosi ligjin ushtarak në Ukrainë kur filloi agresioni rus në fund të shkurtit.
Një opsion tjetër për Putinin është të miratojë ligjin e mobilizimit të Rusisë, i cili mund të përdoret për të filluar një mobilizim të përgjithshëm ose të pjesshëm ushtarak “në rastet e agresionit kundër Federatës Ruse ose një kërcënimi të drejtpërdrejtë agresioni, shpërthimi të konflikteve të armatosura të drejtuara kundër Federatës Ruse”.
Kjo do t’i lejonte qeverisë jo vetëm të grumbullonte trupa, por edhe të vendoste ekonominë e vendit “në një gjendje lufte”.
Ndryshe, forcat ruse kanë humbur të paktën 15,000 ushtarë që nga fillimi i agresionit, sipas Nixey, dhe do të nevojiten përforcime nëse Moska dëshiron të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë.
Dhe mobilizimi mund të nënkuptojë zgjatjen e rekrutimit për ushtarët aktualisht në forcat e armatosura, thirrjen e rezervistëve ose sjelljen e burrave të moshës luftarake që kanë pasur stërvitje ushtarake, tha Ignatov.
Por kjo përfaqëson një rrezik të madh për qeverinë e Putinit, vlerëson ai.
“Kjo do të ndryshonte të gjithë narrativën e Kremlinit”, tha Ignatov, duke shtuar se masa do ta detyronte Putinin të pranonte se pushtimi i Ukrainës nuk ka shkuar sipas planit.
“Është një vendim shumë i rrezikshëm”, shtoi Ignatov, duke shpjeguar se mobilizimi në shkallë të plotë do të dëmtonte gjithashtu ekonominë ruse, e cila veçse është në vështirësi.
Përveç kësaj, mund të zvogëlojë mbështetjen për Putinin në vend, pasi disa rusë mbështesin pushtimin e Ukrainës pa dashur të shkojnë personalisht dhe të luftojnë, mendon analisti.
“Nëse ata shpallin mobilizim të plotë, disa njerëzve nuk do t’u pëlqente”, citohet të ketë thënë Ignatov, përcjell Telegrafi.
Sidoqoftë, sipas tij, mund të jetë ende e mundur që Putini të miratojë ligjin e mobilizimit pa i shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës.
Putini gjithashtu mund të vendosë ligjin ushtarak në Rusi, duke pezulluar zgjedhjet dhe duke përqendruar më tej pushtetin në duart e tij, tha Ignatov.
Kjo do të vendoste rregulla të tilla si kufizime për burrat në moshë luftarake që të largohen nga vendi, të cilat gjithashtu mund të rezultojnë jopopullore, shtoi ai.
Çfarë tjetër mund të ndodhë?
Nëse Putini nuk shpall luftë, ai mund të kërkojë një ngjarje tjetër për të bërë një deklaratë për të shënuar Ditën e Fitores.
Opsione të tjera përfshijnë aneksimin e territoreve të shkëputura të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën lindore, duke bërë një shtytje të madhe për Odesan në jug, ose shpalljen e kontrollit të plotë mbi qytetin port jugor të Mariupolit.
Ka gjithashtu indikacione se Rusia mund të planifikojë të shpallë dhe aneksojë një “republikë popullore” në qytetin juglindor të Khersonit.
“Ai (Putini) do të jetë në gjendje të deklarojë se ushtria ruse pati disa fitore në Ukrainë”, tha Ignatov. “Ai mund të përpiqet të përdorë këtë datë për të forcuar mbështetjen e tij”.
Megjithatë, është e vështirë të parashikohet se çfarë do të bëjë Rusia dhe presidenti i saj, shtoi analisti.
“Të gjitha vendimet merren nga një njeri dhe disa këshilltarë të tij”, tha Ignatov.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price tha të hënën se ka “arsye të mirë për të besuar se rusët do të bëjnë gjithçka që munden për të përdorur 9 majin për qëllime propagandistike”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës