LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja britanike në Ukrainë përshkruan skenat e tmerrshme që pa, teksa i afrohej Kievit

Ambasadorja britanike në Ukrainë përshkruan skenat e tmerrshme që pa, teksa i afrohej Kievit

Ambasadorja britanike Melinda Simmons ka ndarë përvojën e saj të mbërritjes në Ukrainë javën e kaluar, duke përshkruar skenat e tmerrshme teksa i afrohej kryeqytetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo u kthye në kryeqytetin ukrainas të premten – pasi Britania e Madhe vendosi të rihapte ambasadën e saj.

Zonja Simmons ka thënë se është e qartë se “sa fort u përpoq Rusia të merrte Kievin dhe sa shpejt u fokusua në goditjen e civilëve”.

Ajo shtoi: “Kënde lojërash të bombarduara, bombarduan shkollat, spitalet, pamë pemë të djegura,…”.

“Kaq e qartë me të vërtetë se që në fillim kjo kishte të bënte me goditjen e kombit ukrainas, nuk ishte vetëm për të rrëzuar aftësinë ushtarake ukrainase”.

Britania e Madhe do t'i japë Ukrainës rreth 360 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake
Lexo po ashtu Britania e Madhe do t'i japë Ukrainës rreth 360 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake

Një diplomate amerikane tha të hënën se Shtetet e Bashkuara mund të rihapin së shpejti ambasadën e tyre në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

E ngarkuara me punë Kristina Kvien tha gjatë një konference për shtyp në Kiev se Shtetet e Bashkuara po presin ende një analizë përfundimtare nga zyrtarët e sigurisë, përpara se të rifillojne aktivitetin e tyre atje.

“Kur të na thonë se mund të kthehemi, ne do të kthehemi”, tha ajo.

Zonja Kvien tha se diplomatët amerikanë do të fillojnë të bëjnë udhëtime ditore në kryeqytetin e Ukrainës gjatë dy javëve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori