LAJMI I FUNDIT:

PSD: Të krijohet Banka për zhvillim

PSD: Të krijohet Banka për zhvillim

Partia Social Demokrate gjatë një konference të mbajtur sot për shtyp ka vlerësuar se ideja e krijimit të një banke për zhvillim apo Agrobanke e dalë nga kjo parti, ka hasur në mbështetje nga shumë subjekte të tjera politike në Kosovë dhe se realizimi i kësaj ideje është një vizion për të ardhmen që do të kishte një zgjerim të vazhdueshëm varësisht nga rritja e tregut dhe nga rezultatet pozitive financiare.

Gëzim Kasapolli zëdhënës në PSD ka vlerësuar se Banka për zhvillim apo Agrobanka me sukses do të implementonte projekte në bujqësi dhe industri ushqimore .

“Numri më i madh i ndërmarrjeve të vogla janë të themeluara në funksion të shitjes me pakicë dhe të sektorit të ofrimit të shërbimeve. Në fushën e prodhimit, kryesisht janë në bashkëpunim me ndërmarrjet e mesme si dhe me kompanitë e mëdha. Ato kanë shkallë të lartë të fleksibilitet në treg dhe janë shpesh burim inovacioni dhe si të tilla kontribuojnë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik”.

Sipas tij, ndërmarrjet e vogla kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin rajonal dhe lokal të vendit dhe shpesh janë burimi kryesor i punësimit të ri.


“Nga ana tjetër biznesi i vogël mund të ketë një rol të rëndësishëm në tregtinë e jashtme të vendit si një kooperator me kompanitë e mëdha dhe kompani shumëkombëshe”.

Socialdemokratët kanë vlerësuar se, themelues i kësaj banke do të duhej të ishte Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Kapitali fillestar i kësaj banke do të ishte përqindja e caktuar p.sh. 20% nga suficiti i Buxhetit të Kosovës, i cili është duke qëndruar në bankat e huaja jashtë Kosovës ose është depozituar në Bankën Qendrore të Kosovës”.

Gjatë kësaj konference të mbajtur për shtyp gjithashtu është vlerësuar se, duhet të merret në konsideratë që edhe mjetet të cilat janë të dedikuara në rast të ndikimit më të madh të krizës ekonomike globale në Kosovë për vitin 2009 (200 mil euro), në rast se nuk do të përdoreshin atëherë një përqindje e caktuar të drejtohej në fond të kësaj banke. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori