PSD ka reaguar ndaj akuzave të Vetëvendosjes për shkak të shkarkimit nga posti i kryesuesit të Kuvendit komunal të Kamenicës të anëtarit të VV-së, Bajram Mavriqi.
Në reagimin e saj, PSD akuzon VV-në për manipulim të opinionit publik, dhe thotë që VV lëre që nuk dëshiron që të flitet për arsyet e shkarkimi të anëtarëve të saj nga pushteti lokal, por dhe po fsheh faktin se kryesuesi i Kuvendit komunal nga radhët e VV’së është zgjedhur nga votat e PDK’së dhe Listës Serbe.
Sipas PSD-së, “në vazhdën e etjes së saj për pushtet me çdo kusht, Lëvizja Vetëvendosje! paska zgjedhur sot komunën e Kamenicës për t’i vazhduar sulmet ndaj Partisë Socialdemokrate, duke e manipuluar opinionin publik përmes viktimizimit të saj”.
“Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk dëshiron që të flitet për arsyet e shkarkimit të anëtarëve të saj nga pushteti lokal, por edhe po e fsheh faktin se kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! ishte zgjedhur edhe nga asambleistët e Partisë Demokratike e Kosovës dhe nga Lista ‘Srpska’”, thuhet në reagimin e PSD-së.
PSD-ja thotë se “me gjuhën e sotme të Vetëvendosjes, i bie se kryesuesi i Kuvendit Komunal i Lëvizjes Vetëvendosje! së Albin Kurtit është votuar nga Kadri Veseli dhe Goran Rakiqi. Me sa shihet; Partia Demokratike e Kosovës e Kadri Veselit dhe Lista ‘Srpska’ e Goran Rakiqit nuk janë problem për Vetëvendosjen! e Albin Kurtit kur ia mundësojnë atij pushtetin, por vetëm kur ia pamundësojnë”, thuhet në reagim.
Reagimi vjen pas deklaratës së Kurteshit, dhënë në konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në Komunën e Kamenicës, ku Kuvendi Komunal atje, pas një debati që nisi nga ora 9 dhe përfundoi në orën 19, shkarkoi nga detyra kryesuesin e KK-së nga radhët e VV-së, Bajram Mavriqi.
“Qëndron Kastrati e di mirë se këtë pozicion nuk do ta kishte fituar kurrë pa Lëvizjen Vetëvendosje dhe aktivistët e saj, dhe programin politik për zgjidhjen e problemeve në Kamenicë”, ka theksuar Kurteshi, raporton Koha.net. “PSD-ja e Shpend Ahmetit dhe Qëndron Kastratit, dje morën një shpërblim personal nga Koalicioni Qeverisës i Kosovës, i përbërë nga PDK-AAK-NISMA-AKR dhe Listës ‘Srpska’. Meqenëse, PSD-ja është kthyer në patericën që po mban në këmbë këtë qeveri në pushtetin qendror, duke i bërë numrat për kuorum në Kuvend, atëherë kjo qeveri e delegjitimuar ia ktheu dje favorin PSD-së në Kamenicë, duke ia bërë Qëndron Kastratit numrat në Asamblenë Komunale për të shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, Kadri Veseli dhe Goran Rakiqi ia kthyen borxhin Shpend Ahmetit dhe Qëndron Kastratit në Kamenicë. Mirëpo çmimin e këtij ‘borxhi’ në fund dihet se kush do ta paguajë: qytetarët”, potencoi Kurteshi.
E vërteta, sipas PSD-së, është se zyrtarët e shkarkuar nga qeverisja komunale në Kamenicë janë shkarkuar për shkak të papërgjegjësisë profesionale dhe dyshimeve për shpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
“Qeverisja lokale e Kamenicës edhe sot vazhdon me të njëjtën përbërje politike. Edhe sot në pushtetin ekzekutiv janë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe aty do të jenë për sa kohë punojnë mirë dhe drejt në të mirën e Kamenicës”, thuhet në reagim, përcjell Koha.net. “Hipokrizinë e Vetëvendosjes! në emër të subjektivitetit partiak e dëshmon më së miri shembulli i Sami Kurteshit të PDK-së, të cilit qytetarët e Gjilanit i treguan së fundi se nuk mjafton ta kesh siglën e Vetëvendosjes! për t’i fituar zgjedhjet. Siç e dëshmon edhe rasti i aderimit të Donika Kadaj-Bujupit në Vetëvendosje! nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili qe mirëpritur asokohe nga Albin Kurti dhe puthadorët e tij të sotëm, ani se ajo ishte zgjedhur deputete si kandidate e AAK-së”, është thënë më tej në reagimin e PSD-së.
Partia Socialdemokrate thotë se mbështet plotësisht punën e Qëndron Kastratit, që, sipas kësaj partie, po vlerësohet edhe ndërkombëtarisht për transformimin radikal që po e sjellë në qeverisjen lokale të Kamenicës; si dhe për luftën e tij të pakompromis ndaj keqpërdorimeve dhe abuzimeve me pushtetin.
“Në luftën e saj lundër krimit dhe korrupsionit, Partia Socialdemokrate nuk i nënshtrohet asnjë kërcënimi, presioni dhe shantazhi. Nuk ka prapakthim dhe nuk mund të ndalet ndryshimi pozitiv i Kamenicës i filluar me programin politik të përzgjedhur nga qytetarët, e të cilin po e zbaton dhe po e jetëson në përpikëri kryetari Qëndron Kastrati me qytetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e tij politik”, thuhet në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk