LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi komunal i Kamenicës shkarkon nga posti i kryesuesit, Bajram Mavriqin e VV-së

Kuvendi komunal i Kamenicës shkarkon nga posti i kryesuesit, Bajram Mavriqin e VV-së

Kuvendi komunal i Kamenicës ka përjashtuar nga posti i kryesuesit Bajram Mavriqin e Vetëvendosjes.

Kjo ka ndodhur pas një debati që filloi në orën 9 të mëngjesit.


Seanca e jashtëzakonshme e mbajtur është thirrur nga PSD, e cila udhëheq me komunën, dhe disa këshilltarë nga AAK, AKR, NISMA dhe disa të tjerë.

Ndërsa, Mavriqi ka reaguar duke thënë se kërkesa për shkarkimin e tij nuk ka bazë ligjore.