LAJMI I FUNDIT:

PSD-AAK-Nisma e dërgojnë sot në Kushtetuese vendimin e Thaçit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së

PSD-AAK-Nisma e dërgojnë sot në Kushtetuese vendimin e Thaçit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi javë më parë emëroi anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Anëtarët e rinj të KQZ-së të cilët u emëruan janë: Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Qemail Kurtishi, Ercan Shpat dhe Stevan Veselinoviq.

E lidhur me këtë sot në orën 14:00, kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta dërgojnë këtë vendim të Thaçit në Gjykatën Kushtetuese.


Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Sot (8 prill 2019), në ora 14:00, Kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese: Kërkesën për Vlerësimin e kushtetutshmërisë të Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës i datës 28 mars 2019, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Pas procedimit të kësaj kërkese, kryetarët e grupeve do të prononcohen për medie”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori